Pse Edona Llalloshi zgjodhi baladë për verë?!
“Duhet” titullohet projekti më i ri i këngëtares Edona Llalloshi, të cilën e solli para pak ditësh të realizuar me videoklip nga produksioni “Emf Creative”.
Për dallim nga shumica e kolegëve të saj që zgjedhin këngë ritmike për të “pushtuar” sezonin verorë, Edona ka publikuar një baladë.
Artistja për Telegrafin tha se e rëndësishme për të është sjellja e këngëve me vlera dhe jo, ato që ‘dhezin’ për verë.
“Është e vërtetë që gjatë verës publikohen këngë ritmike, por kur është kënga e mirë edhe nëse është baladë nuk ka rëndësi, publiku do ta mirëpresë sepse kënga e mirë gjithmonë do të pëlqehet”, tha këngëtarja, e cila shprehet mjaft e lumtur me projektin e saj të fundit.
“Kënga më erdhi nga Ilir Berani, jam shumë e kënaqur me këtë këngë, nuk e prisja një baladë kaq të bukur”, u shpreh Llalloshi, duke paralajmëruar se projekti i radhës, të cilin do ta publikojë gjatë verës do të jetë një këngë ritmike. /Telegrafi/


