FITORJA

Pse ecja është e dobishme për shëndetin?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Hulumtimet në Universitetin e Binghamton në New York zbuluan se ecja intensive e moderuar në këmbë përmirëson faktorët kardiovaskularë rrezikut në afat të shkurtër.
“E dimë se shëtitja është një formë e shkëlqyer e ushtrimit, por hulumtimet janë të ndara në atë se sa shëtitja është e suksesshme në ndryshimin e kolesterolit, peshës dhe tensionit të gjakut”, tha Pamela Stewart, dekane dhe profesoreshë në Binghamton.

Stewart ka udhëhequr studenten e PhD, Elizabeth Mariglijano, ndërsa ato po kryenin një studim mbi një grup prej 70 femrave. Ato morën pjesë në një program vullnetar të ecjes së përbashkët. Pjesëmarrësve u është dhënë një matës kohe i programuar, për orët e kaluara në këmbë, për një periudhë prej 10 javësh dhe është dashur që të kenë të paktën 150 minuta në javë të ecjes së shpejtë. Në to është bërë testi para fillimit të ecjes ndërsa është përdorur aparati për vlerësimin e rrezikut për të zbuluar rrezikun e sulmit në zemër brenda 10 javësh.

Pas pesë javësh, pjesëmarrëset folën për shëndetin e zemrës së vet dhe pastaj u janë marrë të dhënat nga matësi i hapave. Atyre ju ofrua një sfidë me qëllim të rritjes së aftësive aerobike, që nënkuptonte një rritje në hapave të tyre çdo ditë, për të paktën 10 për qind.

Eco Higjiena

Më në fund atyre u është matur pesha, BMI (Indeksi i masës trupore), tensioni i gjakut dhe kolesteroli, ndërsa duhet të përgjigjeshin në pyetjet lidhur me aktivitetin e tyre fizik, karakteristikat personale, zgjedhjen ushqimore dhe sjelljet e tyre në 10 javët e kaluara.

Rezultatet konfirmuan hipotezën fillestare të ekipit hulumtues se ecja në këmbë mund të përmirësojë faktorët kardiovaskularë rrezikut në një kohë të shkurtër./GazetaExpress/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.