Eko Higjiena

Pse duhet t`i mbrojmë hapësirat e gjelbërta?

/ 8 minuta lexim
Uji Dea

Nga Nehat Salihu – Tani që po flasim për Gjilanin ku nuk kanë ngelur hapësira të gjelbërta për shkak të ndërtimeve të njëpasnjëshme po rrezikohet edhe parku i Qytetit, ndërkohë që kurora e gjelbërt e qytetit po e merr formën e degradimit. Ajo që duhet të ishte mushkëria e pacenueshme e qytetit, tani po bëhet një kurorë betoni. Para se të lejojmë me tej ndërtimin në atë hapësirë të ngelura le të lexojmë diçka shkurt për rëndësinë jetike të këtyre hapësirave për qytetin.

Pse duhet t`i mbrojmë hapësirat e gjelberta? Kush janë përfitimet nga hapësirat e gjelbërta!
Disa nga arsyet e para që të vijne ndër mend janë;
Për të luajtur fëmijët dhe ne bashke me ta, ( falas pa paguar
Për çlodhje dhe rekreacion
Pse jo për te lexuar një libër në natyrë
Për te shëtitur qenin
Për tu ulur dhe medituar
Freskojnë ditët e nxehta të verës
Zbusin erërat dhe stuhitë e dimrit
Hapësira mësimi jashtë klase, në natyrë për fëmijët
Ngre vlerën e pronës individuale dhe publike
Vende për të mbledhur dhe organizuar komunitetin
Përmirësojnë ndjeshëm peizazhin urban
Frenojnë përmbytjet nga shirat e rrëmbyeshëm.

Që nga viti 2014, kur në pushtet erdhi LDK, në Komunën tonë jo vetëm që nuk u punua për ruajtjen, kultivimin dhe shtimin e sipërfaqeve te gjelberta, por sipërfaqet ekzistuese u degraduan dhe u shkatërruan. Te kujtojmë qindra drunj dekorativ qe u shkatërruan përgjatë rrugës mbi stacionin e autobusëve, pastaj ne rrugën afër fabrikës se radiatorëve, pastaj te fabrika e bukës, ish Kualiteti, pastaj ne parkun afër shkollës “Abaz Ajeti” etj, ku pamëshirshëm u shkatërruan me qindra drunj dekorativ. U shkelen kriteret e urbanizmit dhe u lejuan ndërtime pa kurrfarë kriteresh, as kur është ne pyetje hapësira e lire as kur është ne pyetje infrastruktura bazike. Sot shtrohet pyetja: cfare strategjie mund ti riktheje sipërfaqet e mbuluara me beton, ku te zbatohet çfarëdo strategjie?

Dhe jo vetëm kaq, degradimi po vazhdon, tani në qendër të qytetit, ne parkun e vetëm te qytetit gjelbërimi do te zëvendësohet me beton, qindra drunj do te shkulen ne emër te zgjerimit te rrugës qe është projekt plotësisht i pa nevojshëm. Ne vend se te behet zgjidhje për te larguar trafikun nga qendra e qytetit, si është ne shume qytete te botes, por edhe ne disa qytete të Kosovës, po e koncentrojmë tërë trafikun nga periferia neper qendër te qytetit. Këto projektesh mund te bëjnë vetëm njerëz qe nuk shohim me larg se hundën e tyre. Ata qe nuk kane kurfar vizioni te urbanizmit, ata qe nuk ja duan te merren këtij vendi!

Qeveria komunale e viteve 2008-2013, qeveria e PDK-se, beri disa hapa te mirëfillte për shtimin e sipërfaqeve të gjelberta dhe shtimin e drunjëve dekorativ në komunën tonë.
Gjatë asaj periudhe u rregullua parku i qytetit, parku në lagien “Arbëria” dhe u mbollën rreth 2000 drunj dekorativ te cilët sot ja kane dhënë një pamie pak a shume urbane qytetit.

Me atë projekt kane qene parapare te mbillen edhe afer 2000 drunj të tjerë nëpër hapësira publike të komunës, por me ardhjen e LDK-se ai projekt u ndërpre, bile as nuk u mirëmbajtjen ata drunj sa i përket masave agroteknike dhe pomoteknike, vetëm ne disa raste nga vetë qytetarët janë sperkat për t`i mbrojtur nga insektet, por fale profesionalizmit te realizuesve te projektit në atë kohë, thuajse qe gjithë ata drunj i mbijetuan kohës, përveç atyre që komuna i shkuli me qëllim për të betonuar çdo kënde ku kishte gjelbërim.

Degradimi i qytetit jo vetëm që po bëhet në gjelbërim te ambientit por edhe ndërtimet pa leje ku çdo hapësirë e qytetit është duke u degraduar për shkak të ndërtimeve të vrazhda ,por vitet e fundit qyteti ka hyrë në kaos në mungesë të kushtit jetik për jetë ujit të pijes ku pa ujë nuk ka jetë, ku qeveria komunale nuk qanë hallin për të bërë diçka lidhur me sigurimin e ujit të pijes, së paku të fillohet shpurja e pusëve e jo të bëhet dua që nuk ka reshje të shiut ku dihet se për tu mbushur liqeni në Përlepnicë së paku i nevojitet 2 vite andaj kjo qeveri e korruptuar komunale nuk i ka prioritet qytetarët e Gjilani.

Uji Dea

Me befason fakti që askush nuk del për ti thënë stop kësaj të keqëje të shëmtuar. Ku është shoqëria civile ku është opozita, ku janë njerëzit e mirë të këtij vendi! Si duket të gjithë i kanë humbur shpresat për këtë vend dhe kanë vendosur të ikin,
ndryshe nuk mund të arsyetohet kjo heshtje e qytetarisë.

Përfitimet mjedisore

Janë hapësirat e gjelbërta që ndalojnë erozionet, thithin sasi të mëdha të ujërave të shiut, duke na mbrojtur nga përmbytjet. Të gjithë jemi dëshmitarë se në Gjilan mjaftojnë pak minuta shi që të përmbytet një pjesë e mirë e qytetit.
Pemët janë absorbuesit kryesor të ndotjes, të paktën 20 pemë mund të thithin tymin e një makine që qarkullon rreth 100 km.
Parqet dhe zonat e gjelbërta zbusin efektet serë të zonave urbane , aty ku ndërtesat, asfalti dhe betoni thithin rrezatimin diellor, duke e reflektuar atë në formën e nxehtësisë më të madhe dhe temperaturave më të larta. Janë pikërisht parqet dhe zonat e gjelbërta që frenojnë rritjen e temperaturave të larta në qytete. Vetë pemët reduktojnë efektin e ngrohjes dhe nëpërmjet hijes së tyre.
Hapësirat e gjelbra sigurojnë gjithashtu vendbanim për një shumëllojshmëri të shpendëve, kafshëve, insekteve dhe organizmave të tjera, duke siguruar korridore të gjelbërta për të lidhur habitatet.
Hapësirat e gjelbra mund të zvogëlojë ndotjen dhe nga zhurmat nëpërmjet degëve të dendura të pemëve dhe shkurreve izolojnë zhurmat dhe pastrojnë pjesërisht ujërat e zeza.
Së fundi, hapësirat e gjelbërta dhe banorët e tyre janë tregues më i mirë i shëndetit të përgjithshëm dhe cilësisë së jetesës në qytet.
Përfitimet sociale të hapësirave të gjelbërta.

Hapësirat e përbashkëta kanë një rol jetik në çlodhjen dhe rekreacionin e banorëve. Ato ofrojnë një vend për të luajtur, për të medituar, për tu mbledhur me njëri tjetrin dhe për të pushuar jashtë kafeneve.

Hapësirat e gjelbërta mes pallateve janë thelbësore për funksionimin e një komuniteti. Ato nxisin lidhjet dhe komunikimin mes banorëve, stimulojnë pozitivisht me ngjyrat dhe aromën e këndshme duke afruar natyrën me qytetin, dhe njerëzit me natyrën. Përfitimet e komunitetit nga hapësirat e gjelbërta janë të panumërta. Ato ndihmojnë fqinjësinë e mirë, komunikimin dhe organizimin e komunitetit për interesat e përbashkëta. Rrisin ndjenjën e pronësisë së përbashkët të komunitetit dhe për rrjedhojë administrimin më të mirë të saj.
Ndërtimet pa pushim dhe kudo kanë rrezikuar ndeshëm cilësinë e jetesës në Gjilan.

Po lejuam të na marrin dhe ato pak hapësira të mbetura, do detyrohemi të largohemi një herë e përgjithmonë nga ky qytet. Prandaj është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi mbi rëndësinë e këtyre hapësirave dhe mos lejojmë të pasurohen 3-4 ndërtues në kurriz të komunitetit dhe mjedisit. Duhet të mbrojmë me këmbëngulje çdo cm gjelbërim të ngelur dhe të kërkojmë transformimin e atyre pak hapësirave të mbetura në parqe me gjelbërim.

Autori Kryetari i komisionit për bujqësi i PDK Gjilan