Fundamenti

Pse duhet të pini çaj të kamomilit?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamomili është një bimë shëruese e popullarizuar. Përdoret qysh moti në mjekësi, ndërsa është shumë efikas në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Jua sjellim disa arsye pse do të duhet të kënaqeshit me çajin nga kjo bimë aromatike.

Relakson muskujt dhe zbutë ngërçet menstruale

Njëra ndër mënyrat më të mira të përdorimit të kamomilit është ajo e relaksimit të muskujve. Dy deri në tre filxhanë me këtë çaj të shijshëm në ditë do t’ju ndihmojnë që ta largoni tendosjen dhe t’i relaksoni muskujt. Ai, gjithashtu, zbut edhe ngërçet gjatë ditëve të menstruacionit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për gjumë më të mirë

Kamomili përmban komponentë që kanë karakteristika qetësuese. E pini një filxhan me çaj para se të shkoni në shtrat dhe ky ilaç i thjeshtë do t’ju ndihmojë që të flini më mirë.

United Hospital

E qetëson lukthin

Kamomili e redukton dhimbjen në lukth dhe ndihmon që të zbuten problemet me zorrët. Përveç kësaj, ndihmon edhe në tretje të ushqimit. Gjithmonë mund ta pini këtë çaj gjatë shujtës.

Lufton kundër ftohjes

Një filxhan me çaj të ngrohtë nga kamomili do t’ju ndihmojë që sa më shpejtë ta largoni ftohjen, duke pasur parasysh që bima ka karakteristika antibakteriale.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.