HW

Pse duhet të konsumoni më shumë salmon?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka shumë arsye se përse duhet të konsumoni salmon e një prej më të rëndësishmeve është shija e tij e mirë.

Megjithatë kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi salmoni është një nga burimet më të mëdha të omega-3, vitaminës B6, D dhe yndyrnave të shëndetshme.

Pra një ushqim perfekt për të gjithë ata që duan të mbajnë dietë dhe ata që dinë të shijojnë.

E gjithë këto cilësi të mira të salmonit i konfirmon edhe studimi më i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org

Sipas ekspertëve, salmoni është një nga ushqimet kyç që luftojnë arteriosklerozën.

Çfarë duhet të dini më shumë?
Në studimin e publikuar nga Revista Clinical Investigation, ekspertët shpjegojnë se yndyrnat e gjendura tek omega-3 formojnë disa molekula të cilat ndalojnë inflamacionin.

Në këtë mënyrë lufta me sëmundjen është më e thjeshtë.

Mobi Casa

“Acidet omega-3 mund të ndihmojnë në kurimin e ateriosklerozës duke ulur procesin e inflamacionit që prek trupin tuaj.” thotë Dr. Hildur Arnardottir, drejtuese e studimit.

Megjithëse ka ende vend për studime të tjera, çfarë është e sigurtë në këtë pikë është se omega-3 ju ndalon dhimbjet.

Salmoni siç përmendëm edhe më lart është një nga ushqimet më të pasura me omega-3.

Në 100 gr salmon i freskët përmban 4 gr omega-3 që është mëse e mjaftueshme për dozën tuaj ditore.

Për të pasuruar dietën tuaj mund të zgjidhni edhe alternativa të tjera të ushqimeve të pasura me të.

Mund të zgjidhni çdo lloj peshku, arrorët apo vajrat si ai i lulediellit apo sojës për më shumë omega-3./AgroWeb

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.