Uji Dea

Pse duhet të hamë një ëmbëlsirë në mëngjes?

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Nga të gjitha metodat e humbjes së peshës- dieta e bebes,franceze, gëlltitjes së një shiriti- deri tani kjo është nga më tërheqëset: Hani një ëmbëlsirë për mëngjes.
“Hidhni sytë nga këto ushqime të shijshme që ndihmojnë në shkrirjen e kalorive”, shprehet Jessica Crandall, zëdhënëse e Akademisë Amerikane të Ushqimi dhe Dietologjisë.

Nga një studim në universitetin e Tel Aviv-it u zbulua se ata që konsumojnë në mëngjes një ëmbëlsirë të pasur si me karbohidrate, ashtu edhe proteina kanë humbur më shumë kilogramë se ata të cilët e fillojnë ditën me një vakt me sasi të ulët karbohidratesh.

Mobi Casa

Pjesëmarrësit në studim të cilët konsumonin një çokollatë të vogël, një petull të ëmbël, një biskotë, ose një copë tortë-kanë treguar se ndihen më të ngopur dhe të kanë më pak dëshirë për të ngrënë gjatë ditës. Në fund të studimi tetë-mujor, ata humbën mesatarisht 20.4 kilogramë, në krahasim me vetëm 4.9 kilogramë, për ata që iu nënshtruan një diete të ulët me karbohidrate.