ARKATANA

Pse duhet të hahet (ose pihet) rrepa, mbretëresha çudibërëse nga toka

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Njihet për materiet e veta antikancerogjene dhe karotenoidet, është burim i pasur i acidit folik, përmban shumicën e mineraleve të nevojshme, shëron aneminë, ulë kolesterolin., Rrepa, të cilën e quajnë edhe “mbretëreshë të tokës” është ushqimi i cili duhet të konsumohet çdo ditë.

Rrepa sipas karakteristikave të veta është një nga ushqimet më ushqyese, të cilin mund ta konsumoni çdo ditë, dhe paraqet zgjidhje ideale gjatë këtyre muajve dimërorë.

Përveç që njihet për shkak të materieve antikancerogjene dhe karotenoideve, është burim i pasur i acidit folik, ndërsa është e pasur me antoksidantë, të cilave organizmi u ka borxh për mbrojtjen nga plakja e parakohshme.

Veçoritë shëruese

Është e pasur me mikroelementet siç janë jodi, bakri, seleni dhe vanadiumi, ndërsa nga mineralet shumë të nevojshme përmban kalium, natrium, kalcium, magnez dhe hekur. Rrepa përdoret për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe paraqet ilaçin më të mirë natyror në shërimin e anemisë.

GRANDEMALL

Përveç kësaj rrepa është e pasur me betaninë dhe betarinë, çka është jashtëzakonisht e rëndësishme për enët e gjakut, funksionin e mëlçisë dhe tëmthit, rregullimin e tensionit të gjakut dhe uljen e kolesterolit deri 40 për qind.

Ngjyra bimore antocian shtyp rritjen e qelizave të tumorit, dhe kështu rrepa është e shkëlqyeshme për mbrojtjen nga rrezatimi i rëntgenit dhe ai radioaktiv, dhe përdoret si ilaç për shërimin e pasojave të këtij rrezatimi.

Si të merrni panxharin?

Edhe pse rrepa mund të konsumohet në formë të zier, më së miri është ta konsumoni në formë të pagatuar. Gjatë këtyre ditëve të ftohta shumë e konsumojnë edhe si turshi, por më së miri është të pini lëng nga rrepa, i cili mund të përgatitet shumë lehtë. Vetëm vendoseni në mikser dhe shtoni karotën, mollën, limonin dhe çka do që ju bie ndërmend dhe doza juaj ditore e shëndetit është arritur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.