Pse duhet të ecni më shumë?

Sipas studiuesve më parë thuhej se ecja nuk është aq efektive në djegien e kalorive, sa ushtrimet dhe vrapimet intensive.
Por së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar se ecja në fakt djegë më shumë kalori se që ishte menduar më parë.
Studimi përfshiu disa vullnetarë të cilët do të studioheshin se sa kalori kishin djegur gjat ecjes në krahasim me ata që provuan ushtrime të tjera.
Ekspertët nga Universiteti Methodist zbuluan se njerëzit në përgjithësi djegin 10% më shumë kalori kur ecin në një shpejtësi të ndërmjetme dhe 20% më shumë kur ecin më shpejtë.
Kaloritë janë të rëndësishme për shëndetin dhe statusin psikologjik të trupit, shkruan albeu. Njerëzit tentojnë të djegin kalori duke ushtruar rëndë, por shkencëtarët thonë se në fakt ecja ndihmon më shumë dhe më mirë.
Për këtë arsye duhet të ecni më shumë sepse duke ecur ju digjni më shumë kalori.