RCCOLA

Pse duhet ta pini lëngun nga xhenxhefili i freskët dhe karotat?

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Një trup të shëndetshëm dhe lëkurë me shkëlqim është gjithçka që secili dëshiron. Ushqimi mirë i ekuilibruar mund ta bëjë dallimin e madh dhe njerëzit po bëjnë gjithçka që të ushqehen shëndetshëm. Kjo është arsyeja pse njerëzit po heqin dorë prej pijeve të karbonizuara dhe përcaktohen për opsione më të shëndetshme, që mund t’i përgatisni në shtëpi me përbërësit në kuzhinë.

Një pije e shëndetshme është lëngu me xhenxhefil të freskët dhe lëng karote. Këto dy perime kanë vlera të larta ushqyese, multivitamina, minerale dhe antioksidues.

PËRBËRËSIT PËR LËNG:

karota- 4 deri 5 copë rrënjë xhenxhefili -1.25 cm gjysmë limoni pluhur kanelle kripë deti.

SI TA PËRGATISNI LËNGUN:

  1. Qëroni karotat, i pastroni me ujë dhe më pas i thani. 2. Hiqni lëvoren nga rrënja e xhenxhefilit. 3. Vendosni karotat në blender për të fituar lëngun. 4. Xhenxhefilin e hidhni po ashtu në blender. 5. Lëngun e transferoni në një gotë. 6. Shtrydhni lëngun nga gjysma e limonit dhe e hidhni në lëngun e xhenxhefilit dhe të karotave. 7. Shtoni pak kripë deti ose pluhur kanelle për shijen. Ta pini njëherë në ditë, preferohet gjatë kafjallit.

FORCON SISTEMIN IMUN

Ky lëng i shëndetshëm është i mirë për forcimin e sistemit imun, si për njerëzit e moshuar, po ashtu edhe për fëmijët. Vitaminat A dhe C në karota ndihmojnë në prodhimin e qelizave imune. Sidomos vitamina A përmirëson prodhimin e qelizave të bardha të gjakut.

RCCOLA

PËRMIRËSON SHËNDETIN E LËKURËS

Ka disa nutriente në lëngun e karotave dhe xhenxhefilit, që promovojnë një lëkurë të shëndetshme dhe problemet i mbajnë larg. Të pasur me vitamina A dhe antioksidues të tjerë, karotat janë të shëndetshme për lëkurën. Lëkurën e mbajnë të hidratuar dhe e mbrojnë prej akneve, pigmentet. Karotat janë shembulli më i mirë se si një perime është e pasur me karotenoide dhe e mbrojnë lëkurën. Xhenxhefili i pasur me antioksidues, vitamina dhe minerale, promovon një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe të pastër.

REDUKTON RREZIKUN NGA KANCERI

Lëngu nga xhenxhefili i freskët dhe karotat ofron mbrojtje, falë përbërësve të vet kundër kancerit. Xhenxhefili lufton disa lloje të kancerit, atë ovarial, të mushkërive, gjirit, lëkurës, prostatës dhe pankreasit. Xhenxhefili parandalon përhapjen dhe zhvillimin e qelizave të kancerit të gjirit, ndërsa që qelizat e shëndosha mbesin të paprekura. Sikurse xhenxhefili, konsumimi i rregullt i karotave ul rrezikun nga kanceri i mushkërive dhe prostatës.

PROMOVON SHËNDETIN KARDIOVASKULAR

Që të dy, xhenxhefili dhe karotat njihen për vetitë e tyre pastruese dhe të pasur me antioksidues, që në mënyrë pozitive kontribuon në shëndetin kardiovaskular. Sidomos karotat në mënyrë të hatashme janë të shëndetshme për zemrën. Antioksiduesit, betakarotinë, alfakarotinë dhe luteinë, që i hasim në karota, luftojnë kolesterolin dhe zvogëlojnë rrezikun për të pësuar sulm në zemër

KONTROLLON DIABETIN Njerëzit që vuajnë nga diabeti, si dhe të gjithë ata që janë në rrezik për ta zhvilluar atë, duhet ta përfshijnë këtë lëng në ushqimin e tyre. Xhenxhefili ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe shton efektin e insulinës dhe ilaçeve të tjera në trajtimin e diabetit. Po ashtu ndihmon në parandalimin e komplikimeve shëndetësore, që ndërlidhen me sheqerin e pakontrolluar në gjak.