RCCOLA

Pse duhet ta përdorni vazhdimisht limonin?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Limoni është mjaft i përhapur në përdorim, megjithatë në qoftë se njerëzit i dinë të gjitha përfitimet e tij në çdo moment do ta kishin në shtëpi.

Në vazhdim do t’i paraqesim disa arsye se pse duhet ta përdorni vazhdimisht limonin, transmeton “Zeri.info”.

Rregullon tensionin e lartë: Limoni përmban kalium, i cili kontrollon presionin e gjakut dhe redukton marramendjen. Gjithashtu ndihmon për lirimin e toksinave nga gjaku.

Ndikon në psikikë: Limonada ndikon në humorin e mirë dhe largon stresin. Po ashtu pas një shëtitjeje të gjatë ose gjatë një udhëtimi të mundimshëm e freskon trupin më së miri.

Eco Higjiena

Higjiena orale: Zëvendësojeni çamçakëzin me limonadë dhe do të shihni së shpejti rezultatet: dhëmbët do të jenë të shkëlqyer dhe frymëmarrja e freskët.

Kundër dhimbjes së kokës: Zëvendësojeni aspirinën me çaj të nxehtë, i cili është plot me limon, përcjell “Zëri”. Shënim: Kurrë mos e vendosni limonin në ujë shumë të nxehtë, pasi kjo do t’i shkatërrojë përbërësit e tij mjekësorë.

Dezinfekton plagët: Thjesht dezinfektoni plagën me disa pika limoni dhe gjakderdhja do të ndalet së shpejti.

Mënjanon zbokthin: Fërkoni rrënjët e flokëve me lëng limoni. Pas përdorimit të shampos shpëlani flokët me ujë, i cili gjithashtu përmban limon. Përveç heqjes së zbokthit, acidi i limonit gjithashtu ndikon në shkëlqimin e flokëve. /ZËRI/