UBT

Pse duhet konsumuar pemët dhe perimet me ngjyrë vjollcë?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në hulumtimin e fundit ekspertët dëshirojnë të përqendrohen nëse substanca e njohur si antocianinë, mbron shëndetin e zemrës. Antocianina tashmë ishte temë e disa hulumtimeve të shumta dhe ekspertët kanë vërtetuar se mund ta përmirësojë shëndetin e njeriut në përgjithësi.

Kjo substancë mbron dhe përmirëson dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira. Antocianina bimëve ju dhuron ngjyrën vjollcë, të kaltër dhe të kuqe, që mund ta vëreni te dredhëzat, boronica, manaferrat dhe pemët e perimet e tjera.

Në hulumtimin që kishte zgjatur 18 vjet, kishin marrë pjesë 93.000 femra, nga mosha 25 deri në moshën 42-vjeçare.

Uji Dea

Ekspertët kanë vëzhguar vetitë e tyre shëruese, e raportin e kanë publikuar çdo katër vjet. Rrezik të vogël nga sulmi në zemër kishin ato femra që kishin konsumuar tri porcione të pemëve apo perimeve rozë në javë.

Ekspertët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën “Circulation”, theksojnë se antocianina posedon efekt kundër inflamacioneve, pakëson kolesterolin e dëmshëm.

Pos boronicave dhe dredhëzave, ekzistojnë edhe ushqime të pasura me këtë antioksidues, përfshirë kumbullat, vishnjat dhe patëllxhanin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.