Mobi Casa

Pse Amerika, të bëhet garantuese e “Marrëveshjes historike” me Serbinë?

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Nga Fadil Maloku – E mira së mirës, do ishte sikur prezenca e SHBA-ve, të demonstrohej përmes aktit dhe faktit të pranimit në negociatat finale të statusit të Kosovës. Tani, kujtojë që qeveria e Kosovës ka bë mirë që po insiston në prezencën amerikane. Edhe për një arsye të thjesht; Amerika, ishte dizajnuesja, arkitektja, mikja, dhe lokomotiva kryesore e çlirimit të kombeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Natyrisht, ajo ka edhe interesa; strategjike (mbikëqyrjen e gjithë Europës Juglindore), politike (triumfin e demokracisë neoliberale) e të sigurisë (kontrollin mbi këtë rajon, me përplot sfida etnike)etj. Pra, suma sumarum, Evropa per mendimin tim nuk dëshmojë se është e zonja, t’i qoj më tej problemet e sidomos të natyrës; etnike, politike, por, jo edhe ekonomike (!), që e kapluan ish miniperandorinë postkomuniste, të identifikuar si ish Jugosllavi.

Kompromiset, jam shumë i bindur që do ndodhin… Se në çfarë përmasash, në çfarë tematikash, në çfarë sferash, etj. E them kështu, ngase, jam shumë i bindur që; Projekti i Ahtisarit, duhet të shkojë për disa arsye në muze.
E para, shkakun se; ai më nuk është kompatibil dhe koherent me zhvillimet dhe proceset aktuale, dhe ato në nivelet; rajonale (Ballkani Perëndimor, ka nevojë për një ristrukturim social, etnik, politike, e integrues), kontinentale (në Evropë kemi dy procese paralele; proceset integruese dhe ato dezintegruese) dhe ato globale (kriza e lidershipit, kriza e identitetit civilizues, kriza…).

Uji Dea

E dyta, ky Projekt anipse ishte i paraparë si i përkohshëm…, në fakt, në mandatin e tij demonstrues, në pothuajse, shumicën e sferave sociale e politike, nuk u dëshmua edhe aq pragmatik dhe praktik. Kjo vlen sidomos për procesin e shtendërtimit, atë të luftimit të deformiteteve politike (krijoj një kastë korruptive e kriminale), procese, këto që e vonuan dukshëm përfundimin e sidomos shtendërtimit! Paramendojeni, ne jemi akoma në transicion e improvizojmë standardet e reduktimit të shtetësisë! Edhe reduktimi i rolit te shtetit dhe ndërtimi i tij, është absurd i llojit te vetë, të ndodhin në ndërkohë…!?

Nëse, I adresohemi një Marrëveshje historike, të tipit mbarëkombëtar, atëherë, “eskepcionalizmi shqiptarë, duhet të mësohet të sundohet nga ligjet, e jo nga oligarkët! Sepse, “eksepcionalizmi shqiptar” nuk nënkupton se ata tash janë një komb i zgjedhur, apo edhe i veçantë në krahasim me të tjerët, porse, një komb i cili ka vendosur që emancipimin e tyre qytetërues ta ushtroj e kultivoj eksluzivisht përmes ligjeve demokratike, e jo siç vepruan gjerë më tani, përmes sundimit autokratik e korruptiv! “Ekzsepcionalizmin shqiptar”, do filloj të respektohet si te miqtë ashtu edhe te armiqtë tanë, vetëm atëherë kur elitat e reja politike, fillojnë të synojnë BESIMIN (në vetvete!) dhe AMBICIET (politike, ekonomike, juridike, sociale, ushtarake e kulturore), e bashkimit kombëtarë, e jo AMBICIET e feudeve dhe të mbajtjes përjetësisht në pushtet! Ne, ashtu si Amerika, vendin duhet ta ndërtojmë në kundërshtim të hapur me principet makiaveliste! Ngase, LIRIA INDIVIDUALE, e sidomos ajo e BARAZISË PARA LIGJIT (liria e fjalës, ajo e mendimit dhe besimit,..etj.) DUHET të shndërrohen në fondamente të organizimit dhe i funksionimit tonë politik, në shoqëritë tona…! Ndryshe, edhe më tej do mbesim vende, ku sundojnë NJERËZIT, e jo LIGJI!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.