PSD-së në Gjilan i shtohen 30 anëtar të rinj

Gjilan – Dega e PSD-së në Gjilan pranoi në gjirin e vet 30 anëtarë të rinj. Fryma Social Demokrate do të jetë udhëzim dhe pikësynim i jonë , kanë thënë Social Demokratët e rinj.
Shpresojmë se me punën dhe angazhimin në ketë subjekt do ndikojmë që fryma social demokrate të futet në jetën politike me të vetmin qëllim, krijimin e kushteve për punësim, politika të reja fiskale me qëllim të krijimit të fushës investive nga donatoret e jashtëm dhe zhdukja e varfërisë përmes programeve sociale kanë thënë të aderuarit raporton rajonipress.
Në këtë takim është thënë se me programet sociale që ka ky subjekt politik do t`i gjej zgjidhje problemeve të shumta që ballafaqohet shoqëria jonë Kosovare.
Në këtë takim u zgjedh grupi koordinues prej 5 anëtarëve në krye me Muharrem Shahiqin si koordinator i grupit rinor për koordinimin e aktiviteteve të mëtutjeshme .
Të pranishëm gjithashtu ishin edhe anëtaret e kryesisë së PSD-së Arsim Bajrami (nënkryetar i parë) dhe Turhan Maksuti (nënkryetar) të cilët edhe i dorëzuan librezat e anëtarësisë. /rajonipress/