Mobi Casa

PSD-ja në Gjilan merr kuadro të PDK-së dhe LDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ismet Hajdini kryetar i PSD-së në Gjilan tha për rajonipress se PSD në Gjilan po bëhet gjithnjë e më fort. Kemi ardhje të reja të kuadrove të cilat kryesisht vijnë nga tabori i PDK-së dhe LDK-së tha Hajdini.

Ndonëse Selver Xhelili ka dhënë dorëheqje nga funksionet partiake në PSD, kjo nuk e ka penguar degën e saj në Gjilan që të pranojë prurje të reja. Ismet Hajdini kryetar i PSD-së në Gjilan tha për rajonipress se kjo parti në Gjilan po bëhet gjithnjë e më e fort. “Kemi ardhje të reja të kuadrove të cilat kryesisht vijnë nga tabori i PDK-së dhe i LDK-së “tha Hajdini.

UBT

Hajdini mendon se PSD do të fuqizohet duke pasur parasysh performancën e saj që ka treguar në koalicionin qeverisës me PDK. “PSD në Gjilan është stabile dhe e kompletuar si në qëndrime ashtu edhe në përgjegjësit që ka karshi koalicionit. Ne jemi duke punuar sipas marrëveshjes me PDK, dhe së shpejti edhe në shëndetësi do të kemi të inkuadruar disa shefa të reparteve” tha Hajdini.

Kreu i PSD-së ndërkaq nuk e ka shfaqur si problem dorëheqjen e Selver Xhelilit nga kryesia qendrore. “Shkuarjet dhe ardhjet në PSD janë vullnetare dhe është një proces më tepër individual. Unë asgjë nuk kam me shkrim nga Selver Xhelili. Bile në një takim që kam pasur me të pak më herët është zotuar se do të japi kontributin e tij maksimal në sektorin e rinisë për të fuqizuar atë në Gjilan “ tha Hajdini./rajonipress/