UBT

PSD: Asociacioni, dështimi i Kurtit dhe kapitullimi i tij në dialog

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për vendimin e fundit për dhënien e pronave Manastirit të Deçanit, ndërsa kanë paralajmëruar se themelimi i Asociacionit do të shënojë kapitullimin e tij në dialog.

PSD, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit, ka thënë se “edhe dje e pamë se si përmbysjen e rezistencës së tij e prezantoi si virtyt e sakrificë, vetëmohim me logjikë të shëndoshë, për një të mirë më të lartë”.

“Ndonëse kjo e djeshmja nuk ishte e veçantë, por praktikë e përditshme gjatë qeverisjes së tij, nuk mund të flasim për veprim, por për metodë të sigurimit të imazhit e mirëmbajtje të maskës mbi fytyrën e vetëdijshme për kompromiset e sanksionet si taksë për teatralitetin”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Fundamenti

Duke folur për Kurtin, PSD thotë se, “synimi është më se i qartë, teksa skenat dita-ditës përshkallëzohen, lavde thuren nga vasalët e aleatët kritikojnë e sanksionojnë. Fundi po vjen e Asociacioni do të mbetet dështimi i Kurtit e kapitullimi i tij në dialog”.

“Me këmbënguljen e Kurtit për të mbajtur gjallë mitin rreth tij si i pakompromis, ai po pranon jo thjesht kompromise, por edhe kushte”.

“Sa me i madh vrulli për të thënë ‘jo’, aq më e madhe fjala ‘po’ në fund, të cilën me heshtje e lakime gjuhësore tenton ta mbulojë, për ta mbajtur në kujtesë vetëm rezistencën e përkohshme për autobiografinë e tij. Por, pjesa më voluminoze ‘dëmet, Dështimet e Mashtrimet’ në autobiografi mbetet kryesorja dhe më kuptimplota për Kurtin dhe rezistencën e tij për e drejt Asociacionit”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.