FITORJA

PSD aksion para zyrave të EULEX-it: Drejtësia selektive është konfirmim i padrejtësisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia Socialdemokrate ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për dënimin për krime luftë të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

PSD-ja gjatë aksionit simbolik përballë zyrave të EULEX-it në Kosovë ka thënë se drejtësia selektive është konfirmim i padrejtësisë.

“Ne nuk jemi kundër drejtësisë, nuk jemi kundër çfarëdo gjykimi që ka për thelb drejtësinë, mirëpo drejtësia speciale nuk është drejtësi, drejtësia selektive nuk është drejtësi, ajo është konfirmim i padrejtësisë dhe po i bëhet dëm i madh Kosovës në secilin aspekt, edhe në historikun e luftës së saj çlirimtare dhe në bazat e saj që është pavarësia që vjen nga lufta e drejtë e UÇK-së”, ka thënë Nol Nushi nga kjo parti.

Ai tutje ka shtuar se shprehja e gjykatëses “Not in my name” apo “Jo me emrin tim”, është e pa pranueshme për secilin qytetar të Kosovës. Sipas tij, me këtë arsyetim ajo gjykatë nuk është e atij populli dhe nuk buron nga vullneti i popullit.

“Është vendi ku janë marrë në pyetje me qindra luftëtarë të lirisë për krimet e supozuara që edhe ata i kanë bërë. “NOT IN MY NAME” ose “JO ME EMRIN TIM”, rrjedh prej gjykimit të fundit që e pamë që përveç dënimit maksimal që na tronditi të gjithëve, shprehja që thoshte që ky gjykim është në emër të popullit ishte ajo që ishte e papranueshme për pothuajse secilin qytetar të Kosovës”.

ARKATANA

“Në fillim të seancës ku gjyqtarja dëshiron ta dënojë komandant Calin ajo fillon me një arsyetim shumë të madh politik se pse kjo gjykatë qenka gjykatë e popullit. Normalisht ato gjykata që veprojnë në emër të popullit nuk japin këso arsyetime. Pikërisht ai arsyetim i asaj gjyqtare na tregon se ajo gjykatë nuk është e atij populli dhe nuk buron nga vullneti i populli”, ka thënë Nushi.

Nushi ka ftuar gjithë qytetarët e vendit të shtunën në protestë kundër Gjykatës Speciale, pas vendimit të saj për dënimin e komandant “Calit”.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të premten e kaluar ndaj një ish pjesëtari të UÇK-së kanë shpallur dënimin e parë për krime lufte.

“Në emër të popullit të Kosovës”, kjo gjykatë e themeluar shtatë vjet më parë, e ka dënuar pamëshirshëm me 26 vite burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur si komandant “Cali”.

Specialja ka njoftuar se trupi gjykues e ka shpallur Mustafën fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.