FIDANISHTJA

Prurjet ngjallin Parlamentin e ri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Analistët thonë se nëse emrat e rinj, që janë futur në listat e partive, arrijnë të bëhen pjesë e Kuvendit të ri do të ndikojnë pozitivisht edhe në strukturën e tij. Me zbardhjen e listës së kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës, pothuajse në të gjitha listat e partive politike figurojnë edhe shumë emra të aderimeve dhe prurjeve të reja që iu bashkuan së fundmi partive politike.

Analistët polikë vlerësojnë se prurjet e reje, të cilat partitë politike i kanë futur në listën për deputetë në zgjedhjet parlamentare, mund të sjellin freski, qoftë në Ekzekutivin apo Legjislativin e ardhëm, mirëpo, sipas tyre, inkuadrimi i tyre në legjislacion varet edhe nga ajo se sa subjektet politike do t’i përkrahin emrat e rinj në promovimin e tyre.

Hidromorava

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, mendon se hyrjet e reja në partitë politike pritet që të sjellin ndryshime, por, siç konstaton ai, kjo gjithashtu varet nga ajo se sa liderët e këtyre partive do t’i mbështesin kandidatët e rinj për të marrë votat e nevojshme, meqë radhitja lart e kandidatëve për deputetë nuk është e domosdoshme./Kosova Sot/