ARKATANA

Provoni të bëni ndryshime

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Betim Osmani – “Një person mund të bëjë një ndryshim, dhe të gjithë duhet të provoni.” John F. Kennedy, president i tridhjetepestë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht nga përmirësimet e kohëve të fundit në infrastrukturën rrugore, në Gjilan, mungesa e parkingjeve, trotuaret për lëvizjen e lirshme të këmbësorëve me simetri adekuate, mungesa e semaforëve, shtrirja e ndriçimit publik nëpër gjitha lagjet e qytetit ende mbeten sfidë për autoritetet lokale.

Me përjashtim të qendrës së qytetit, përkatësisht, në të dy anët përgjatë sheshit Agim Ramadani, rruga “Bulevardi i Pavarësisë” dhe disa rrugë tjera me infrastrukturë të rregulluar, në disa pjesë tjera të qytetit trotuaret nuk janë në nivelin e duhur. Disa nga trotuaret ekzistues nuk kanë gjerësi të përshtatshme për të shërbyer rrjedhjen e lirshme të këmbësorëve.

Përgjatë rrugëve “Adem Jashari”, “Medllin Ollbrajt”, dhe “Pajazit Ahmeti”, trotuaret pothuajse gjithnjë janë me pengesa të ndryshme për këmbësorët; të bllokuara nga automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme, nga shitësit ambulantë, nga mallra të ekspozuar, etj. Paramendoni, në vendet ku trotuaret janë të destinuara për lëvizjen e këmbësorëve, automjetet parkohen dhe qytetarët duhet të ecin në mes të rrugëve.

FIDANISHTJA

Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për ngasësit e automjeteve dhe këmbësorët. Të gjithë e shohim këtë dukuri negative çdo ditë dhe askush nuk ndërmerr asgjë. Ky është shqetësim qytetar – duhet të ishte edhe shqetësim për Policinë e Kosovës. Policia duhet të ndërmarrin veprime të parapara me ligj… të shqiptojnë masa ndëshkimore ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë rregullat e komunikacionit.

Çfarë e bën edhe më delikate situatën është fakti se në disa pjesë të Gjilanit trotuaret nuk ekzistojnë fare. Shembull konkret, rruga Vëllezërit Xhakli e cila edhe lidh fshatin Livoç të Epërm me qytetin. Në asnjërën anë të rrugës nuk ka trotuare e ndriçim të cilat përbëjnë rrezik të vazhdueshëm për këmbësorët. Gjatë vitit 2012, respektivisht më 31 Korrik, bëra një kërkesë drejtuar Kuvendit Komunal – Drejtorisë së Shërbimeve Publike për rregullimin e trotuarit dhe ndriçimit publik.

Prej kur kërkesa u pranua dhe protokollua nga zyrtarët komunal, për çudi, deri më sot nuk kam pranuar ndonjë përgjigje. Fakti qëndron se akoma është e nevojshme dhe e domosdoshme për një investim i cili do të evitonte aksidentet e mundshme të këmbësorëve dhe përmirësoj kushtet e jetës.

(Autori është gjilanas)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.