Provokime telefonike
Në çdo kohë, kudo qëndron – Telefoni n’xhep cingëron !
Unë e hapë si është zakon – Alo, kush është n’ telefon ?
N’ telefon ia nisë argëtohet –
Se kush është, nuk prezantohet ?!
“Hajde, hajde, mos bëjë nam ,
Por, qëlloja se kush jam ?!”
T’ lutëm, mos më merr shumë kohë ,
Se kush je, unë, nuk po t’ njoh !
“Kallëzomë drejt e mos e fsheh –
Pse po m’ thua se s’ më njeh ?!”
T’ lutëm, mos më rreh me moh –
Nuk po t’njoh , se nuk po t’ shoh !
“Kallëzomë drejt e mos e fsheh –
Pse po bahesh që s’ po m’ sheh ?!”
O , ti njeri, që kot shpenzohesh –
Pse humbë kohë e s’ prezantohesh ?!
Me këto sjellje n’telefon –
Po m’ shqetëson dhe provokon !…
Ma shumë t’ kushton provokimi –
Se kultura e prezantimi !…
N’ vend kulture e kërkim falje –
Ti , ushqehesh me këto tallje !…
Çdo kush ka telefon n’ dorë –
Në çdo rast me i keqpërdorë !…
N’ vend se t’ sjell ndo ‘ i disponim –
T’ sjell nervozë edhe shqetësim !…
N’ histori është vërtetua –
Që ne s’dimë me u prezantua !
Bëjmë gabime e nuk dimë ndalje ,
Por , nuk dimë të kërkojmë falje !
Gjilan, më 08.08.2015. Demir Krasniqi


