Provojeni ilaçin natyral kundër dhimbjes së kokës

Dhimbjet e kokës janë sëmundje e njeriut modern, që shfaqen si pasojë ritmit të shpejtë të jetës, stresit, lodhjes dhe ngarkesës.
Në mungesë të zgjidhjeve të mira, njerëzit vrapojnë pas tabletave, në mënyrë që ta pakësojnë dhimbjen. Mirëpo, shpesh ndodh paradoks, pas një kohës së përtypjes së tabletës, trupi juaj nuk reagon, e dhimbja nuk largohet. Më pas mbështeteni për muri dhe provoni tableta të tjera, duke helmuar organizmin, ose mund të përcaktoheni për zgjidhje natyrale, transmeton gazeta Kosova Sot.
Përbërësi kryesor i një nga tabletave më të njohura kundër dhimbjeve të kokës është – aspirina, e përbërësi i saj është salicina. Ajo që më pak është e njohur është se këtë përbërës e posedon një fryt, nga familja me lëvozhgë të fortë.
Bëhet fjalë për bademin, që është një aspirinë natyrale, e ajo më e mira – nga ky ilaç nuk ka efekte të dëmshme anësore. Një grusht bademe lehtë e zëvendësojnë tabletën tuaj kundër dhimbjeve. Pos se bademet largon dhimbjet e kokës, janë të shëndetshme për organizmin, sepse posedojnë magnez, që është i rëndë- sishëm në furnizimin trupit me oksigjen.
(Kosova Sot)