Provimi pranues me pak vërejtje i pranueshëm nga Parlamenti Studentor
Gjilan – Tejet brengosëse dhe shumë shqetësuese është fakti që asnjë përfaqësues i studentëve nuk është ftuar në vëzhgim gjatë leximit të testeve me lexuesin optik dhe gjatë shqyrtimit të ankesave të bëra nga kandidatët. Kjo për ne është vazhdimësi e traditës së keqe të krijuar së fundmi për çka ne kemi reaguar para pak kohe. Konsiderojmë se raportet e tilla të bashkëpunimit dhe respektimit të organeve të studentëve nuk janë në interes të Institucionit, përkundrazi e dëmtojnë dhe shkatërrojnë atë ka thënë Mehmet Zylfiu kryetar i Parlamentit Studentor.
Me 21 Korrik 2015 u mbajt provimi pranues në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan. Provimi pranues u organizua në të gjitha programet e kater njësive akademike.
Parlamenti studentor në përgjithësi e vlerëson si të rregullt procesin e mbajtjes së provimit pranues me disa vërejtje teknike e disa që po përsëriten prej themelimit të UKZ-se.
“Parlamenti Studentor së bashku me Këshillat Studentore kemi vëzhguar procesin e provimit pranues dhe konsiderojmë se i tërë ky proces ka kaluar pa problem të mëdha që do të dëmtonin aplikuesit. Një shqetësim që kemi patur nga ana e vëzhguesve tanë ka qenë sjellja jo në nivelin e duhur nga ana e disa monitoruesve me aplikantet dhe vëzhguesit tanë gjithashtu. Vërejtjet tjera janë të natyrës më shumë teknike siç është rasti në fakultetin e edukimit ku testit pranues në fillim i mungonte një fletë apo ishin me vetëm 16 pyetje, d.m.th. disa aplikant kanë përfunduar testin deri sa është ndërmarrë masa gjithashtu në fakultetin e edukimit njëra nga përgjigjet ka patur dy alternativa të sakta, në fakultetin juridik ka patur paqartësi në alternativat e përgjigjeve në disa pyetje shembull në vend se të jetë (a,b,c,d) ka qene (b,c,a,d ose a,c,c,d) çka ka ngatërruar kandidatët dhe se ka mundur të ndikoj drejtpërdrejt në rezultat, në fakultetin e shkencave kompjuterike ka patur pyetje të cilat kanë qenë të hartuara gabim dhe të gjithë aplikantëve i është zënë e saktë, ndërsa disa të tjera kanë qenë shumë të paqarta për kandidatët për studentët dhe shpesh nuk ju është dhënë sqarimi i nevojshëm, në fakultetin ekonomik ka patur vërejtje në nivelin dhe formulimin e pyetjeve e alternativave d.m.th. konsiderojmë se disa pyetje kanë qenë për studentët e vitit të parë e jo për kandidatët që kanë aplikuar për të marrë statusin e Studentit” ka thënë Mehmet Zylfiu kryetar i Parlamenti Studentor.
Tejet brengosëse dhe shumë shqetësuese është fakti që asnjë përfaqësues i studentëve nuk është ftuar në vëzhgim gjatë leximit të testeve me lexuesin optik dhe gjatë shqyrtimit të ankesave të bëra nga kandidatët. “Kjo për ne është vazhdimësi e traditës së keqe të krijuar së fundmi për çka ne kemi reaguar para pak kohe. Konsiderojmë se raportet e tilla të bashkëpunimit dhe respektimit të organeve të studentëve nuk janë në interes të Institucionit, përkundrazi e dëmtojnë dhe shkatërrojnë atë”.
Sipas Zylfiut, duhet përmendur që përgjysmimi i kandidatëve në salla në raport me vitet e kaluara ka qenë me vend dhe ka ndikuar pozitivisht në mbarëvajtjen e procesit poashtu e ka lehtësuar punën e monitoruesve dhe vëzhguesve.
Vërejtjet e marra nga ana e vëzhguesve të Parlamentit Studentor dhe Këshillave Studentore do t’i hartojmë dhe do t’i paraqesim menaxhmentit të Universitetit.
Parlamenti Studentor uron që herëve tjera këto vërejtje të kihen parasysh nga ana e menaxhmentit të UKZ-së dhe të mos lejohet asnjë mundësi e dëmtimit të provimit pranues, proces ky jetik si për ne ashtu edhe për aplikantët./rajonipress/


