UBT

Provimet pranuese në Gjilan sot Edukimi, të shtunën Juridiku dhe Ekonomiku

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Arben Dërmaku kryetar i Këshillit Themelues të Universitetit të Gjilanit tha për rajonipress se të premten është duke u mbajtur provimi pranues për studentët e Fakultetit të Edukimit derisa të shtunën në Gjilan mbahet provimi pranues për studentët e Fakultetit Juridik derisa studentët e Fakultetit Ekonomik provimin pranues e mbajnë në Prishtinë.

Edhe në Universitetin e Gjilanit kanë nisur të mbahen provimet pranuese në drejtimet e Edukimit, Ekonomikut dhe Juridikut. Universiteti i Gjilanit për këtë vit shkollor ka paraparë të regjistrojë 1400 studentë në këto tri drejtime tha për rajonipress Arben Dërmaku.

Dërmaku tha se të premten është duke u mbajtur provimi pranues për drejtimin e Edukimit ku janë paraparë të regjistrohen 200 student, prej tyre 100 në drejtimin fillor dhe 100 në atë parashkollor. Procesi i provimit pranues po shkon normalisht dhe gjithçka është në rregull tha Dërmaku.

Fundamenti

Sipas tij studentët e Fakultetit Juridik në këtë universitet pritet t`i nënshtrohen provimit pranues të shtunën duke filluar nga ora 9.00. Edhe në këtë drejtim janë paraparë të regjistrohen 400 student prej tyre 200 të rregullt dhe 200 me korrespondencë.

Kurse studentët e Fakultetit Ekonomik provimin pranues e mbajnë të shtunën duke filluar nga ora 15.00 në amfiteatrin e Universitetit në Prishtinë .

Edhe në këtë drejtim pritet të regjistrohen 800 student prej tyre 600 të rregullt dhe 200 me korrespondencë. Në Fakultetin Ekonomik janë paraparë degët-drejtimet Financa me Kontabilitet, Menaxhment dhe Informatikë, Marketing dhe Ekonomiks./rajonipress/