ARKATANA

Prova të reja për rastin “Stenta”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Nuk janë vetëm SMS-të e mjekëve të arrestuar për stenta që posedon Prokuroria Speciale e Kosovës. Në derë të prokurorit Besim Kelmendi që tri ditë kanë trokitur me dhjetëra qytetarë të Kosovës që pretendojnë se janë dëmtuar nga mjekët e arrestuar. Këtë e ka konfirmuar vetë prokurori Kelmendi të mërkurën për “Tribunën”.

Mobi Casa

Edhe pse nuk dha ndonjë numër të atyre që kanë dërguar prova Kelmendi sqaroi se prej arrestimit e deri të mërkurën ka shumë deponime në prokurori. “Pasi që ka njerëz që kanë ardhë dhe na kanë dorëzuar prova se janë dëmtuar nga mjekët e kemi pa të udhës që të bëjmë thirrje që të vijnë ata që pretendohet se kanë pësuar nga ky rast”, tha Kelmendi.