ARKATANA

Protestuesit parandaluan dëbimin e familjes shqiptare

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Mbi 20 protestues të hënën nga ora 3 e mëngjesit në qytetin Calbe të Gjermanisë kishin bllokuar hyrjen e shtëpisë, ku ishin vendosur prindërit dhe vajza 3-vjeçare shqiptare, të cilët muaj më parë kishin bërë kërkesë për azil.

Protestuesit për orë të tëra kanë qëndruar aty, derisa kanë parandaluar dëbimin e familjes shqiptare nga Gjermania, raporton“volkstimme.de”, transmeton albinfo.ch.

Protestuesit ishin ankuar tek autoritetet gjermane për dëbimin e kësaj familjeje, për shkak se gruaja shqiptare ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe gjendja e saj shëndetësore nuk ishte shumë e mirë.

HW

Megjithëkëtë, familja shqiptare mbetet në ankth, ngase autoritetet i kanë paralajmëruar se datën e re për dëbimin e tyre nga Gjermania do ta marrin shumë shpejt.

Në shumë vende të Gjermanisë kohët e fundit po organizohen grupe protestuesish, të cilët mundohen të parandalojnë depërtimin e shqiptarëve në vendet e tyre, por jo shpesh arrijnë të kenë sukses, njofton albinfo.ch.

Vetëm gjatë ditës së sotme nga Gjermania është paralajmëruar të deportohen për në Kosovë mbi 240 azilkërkues./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.