ARKATANA

Protestojnë veteranët, tre muaj pa pensione

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dhjetëra veteranë kanë protestuar dje para Qeverisë së Kosovës me kërkesën që të miratohet buxheti për pagesën e veteranëve pasi që për tre muaj nuk i kanë marrë pensionet nga shteti.

Ish-ushtarët e UÇK-së që mbajnë statusin e veteranit kanë akuzuar përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, si dhe përfaqësues të shtetit se kanë lejuar rritjen e numrit të veteranëve me persona që nuk kanë qenë të përfshirë asnjëherë në luftën e fundit si pjesëtarë të kësaj ushtrie.

Madje sipas tyre, për t’u futur në listën e veteranëve për person janë dhënë korrupsion deri në tre mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Protesta e nisur në orën 11:00 ka përfunduar në orën 14:00, pasi veteranët protestues janë ftuar në një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të Kuvendit të Kosovës.

Me gjithë premtimet e Qeverisë veteranët nuk kanë arritur të bëjnë zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen.

FIDANISHTJA

LEXO EDHE: Thaçi dyshon që Gjykata Speciale do të vendosë drejtësi

Valentina Haliti, e cila ka folur në emër të grupit protestues, ka thënë se dhjetëra veteranë bënë vetëvrasje pas luftës për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike me të cilën përballeshin dhe, sipas saj, shumë të tjerë janë në atë gjendje që ta tentojnë vetëvrasjen, shkruan tutje “Zëri”.

Ajo ka thënë se ka marrë mesazhe nga ish-bashkëluftëtarët e saj se nuk mund t’i bashkëngjiten protestës sepse nuk kanë as dy euro që të vijnë në protestën e organizuar në Prishtinë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë t’i thërrasin ndërgjegjes sepse veteranët e vërtetë po vetëvriten nga skamja”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.