Fundamenti

Protestojnë për dru

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan -Një grup i prerësve dhe transportuesve të druve kanë protestuar sot paradite para ndërtesës së Komunës, për të shprehur pakënaqësitë në lidhje me burokracinë në pajisje me dokumenta dhe vonesat procedurale.

Ata kanë thënë se çekanët po mbahen nëpër zyra dhe Komuna po mundohet që me një inspektor t’i mbuloj mijëra hektarë pyje të Kamenicës. Agim Berisha, një protestues, u ankua për vonesat e gjata në kryerjen e procedurave.

“Unë dhe të gjithë këta protestues, të vetmin burim jetese e kemi drunin. Edhe këtë po dojnë me na ndalë. Na thojnë, hajde nesër, hajde pasnesër, s’është inspektori…”, ka thënë Berisha.

Uji Dea

Protestuesit qëndruan përreth 30 minuta te porta e Komunës, për shkak se policia nuk i lejoi të futen brenda. Drejtori i Bujqësisë e Pylltarisë, Gani Sadiku i ka takuar katër përfaqësues të protestuesve.

“Unë u thash atyre, se ata kanë problem me ligjin ose me vetveten. Janë mësuar me punu pa ligj, nuk ka më fletëpërcjellje për dru nga zyra, por vetëm në vendin e prerjes. Unë u përgjigja në të shtatë kërkesat e tyre, ua dhash nga një kopje të ligjit të gjithëve, çekiqët janë në zyre, po punoj me një komision dhe po bëjmë punë të mirë. Këtë vit kemi mbi një mijë kërkesa për prerje të druve”, ka thënë për radion Premiera, drejtori Gani Sadiku.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.