Protestojnë banorët e Kopernicës, komuna anashkalon tri rrugë anësore

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nexhat Sylaj banor i Kopernicës tha se të mërkurën kanë protestuar lagja Syla sepse komuna ka anashkaluar tri rrugë anësore. Ne do të protestojmë derisa komuna të bindet se edhe këto rrugë duhet të shtrohen me asfallt tha Nexhat Sylaj.

Një pjesë e banorëve të lagjes Sylaj në Kopernicë të Kamenicës kanë protestuar të mërkurën në shenjë pakënaqësie kundër organeve komunale, të cilat sipas tyre kanë anashkaluar tri rrugë anësore të kësaj lagjeje.

Hidromorava

Nexhat Sylaj tha se me projekt ka qen e paraparë të asfaltohen 510 metra duke nisur nga rruga e lagjes Sylaj deri te Shefik Sylaj, ndërsa 210 metra ka qen në projekt të asfaltohen rrugët anësore që qojnë te Nuredin Sylaj, Reshat Sylaj dhe Nazim Sylaj, e tash çka ka ndodhur aty nuk kemi informacione” tha Sylaj.

Sylaj tha se tash këto tri rrugë anësore po anashkalohen dhe sot jemi tubuar për të protestuar deri në realizimin e kërkesës sonë tha ai./rajonipress/