RCCOLA

Protestojnë banorët e fshatrave Lipovicë, Burincë e Muçibabë, komuna injoron kërkesat e tyre

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Disa banor të fshatrave kufitare kanë protestuar të mërkurën në shenjë të pakënaqësisë për tretmanin jo të duhur ndaj kërkesave të tyre. Vehid Ibrahimi thotë se ka 10 vite që komuna e Gjilanit nuk e ka investuar asnjë centë në këto fshatra.

Rreth 50 banorë të fshatrave Burincë, Lipovicë e Muçibabë kanë protestuar të mërkurën në shenjë pakënaqësie e revolte ndaj komunës së Gjilanit, e cila as pas vërshimeve të fundit nuk i ka vizituar këto fshatra.

Vehid Ibrahimi thotë se kërkesat e këtyre fshatrave janë elementare dhe lidhen me infrastrukturën rrugore, e përmirësim të kushteve për jetesë normale.
“Po bëhen 10 vite që komuna e Gjilanit nuk e ka investuar asnjë cent në këto fshatra. Nuk kemi rrugë, jemi pa ujësjellës, pa shkollë, pa ambulantë ndërkohë shpërngulja po vazhdon e banorëve” tha Ibrahimi.

Uji Dea

Ibrahimi thotë se qeverisja komunale nuk i ka të shënuara në hartën e saj këto tri fshatra dhe nuk ka investuar asnjë cent.

“Ne nuk do të ndalemi duke protestuar dhe kërkuar të drejtat tona legjitime” tha Ibrahimi./rajonipress/