Uji Dea

Protestë për vrasjen e dy kosovarëve në Itali

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Duam drejtësi”, “Kërkojmë të paguhemi e jo të vritemi”. Me këto parulla në duar por edhe me flamuj, shqiptarë, kosovarë e italianë kanë marrë pjesë të në një protestë të organizuar rrugëve të Fermos në kujtim të dy kosovarëve të vrarë një javë më parë.

Nexhmedin Mustafa 38 vjeç, baba i katër fëmijëve, dhe Valdet Avdyli 26, baba i një djali të vogël e me gruan shtatzënë.

Autori i vrasjes ishte një ish punëdhënës i tyre, sipërmarrësi i ndërtimit Gianluca Ciferri, 48 vjeç, të cilit i kërkonin pagat për punën e bërë muaj më parë.

Përveç miqve e të njohurve të familjeve kosovare, nuk kanë munguar përfaqësues të sindikatave dhe të autoriteteve lokale.

Hidromorava

“Duam të punojmë për të jetuar e për të mbajtur familjet tona – ka thënë Mustaf Mustafa, vëllai i Nexhmedinit, transmeton portali shqiptariiitalisë.

“Ishin vërtet të shumtë pjesëmarrësit, kryesisht shqiptarë e kosovarë – thotë për shqiptariiitalise.com Granit Muçaj, zëdhënës i shoqatës Skanderbeg të Fermos – Erdhën miq e të njohur edhe nga qytete të tjera, deri edhe nga Firence, për t’u gjendur pranë familjes, veçanërisht gruas së Nexhmedinit që në këtë tragjedi humbi të shoqin e të vëllanë”.

Ngjarja ka ndodhur në Fermano të Italisë, ku pronari i një firme, Xhanluka Çiferri, ka qëlluar me armë zjarri duke lënë të vdekur në vend dy shtetas kosovarë, ish punonjës të tij. Viktimat janë Valdet Avdyli 26 vjec dhe Neomedim Mustafa 38 vjec.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.