Hidromorava

Protestat kundër hajnisë pushtojnë të gjitha qytetet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Nesër në gjithë Kosovën do të zhvillohet një protestë, e thirrur nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar, i njohur për protestat e deritashme të mbajtura në kryeqytet. Vetë ora e mbajtjes 12 ka një domethënie, se “ka rënë ora” e alarmit.

Në protestat e radhës jemi bashkuar një numër i madh qytetarësh të profileve të ndryshme dhe nga komuna të ndryshme, thanë sot përfaqësuesit e Grupit të Qytetarëve të Organizuar. Protesta do të jetë më e madhja e organizuar si iniciativë e organizuar nga vetë qytetarët, pa implikime nga organizata politike ose të tjera. Kështu u tha në konferencën me gazetarët, në të cilën u paralajmërua protesta e nxitur nga mashtrimet e vjedhjet e KEK-ut përmes faturave.

Fokusi i protestave, ju përkujtojmë, mbeten parregullsitë, mashtrimet dhe hajnitë që kanë ndodhur me faturat e KEK-ut përmes manipulimeve në faturim, njehsorë dhe forma të tjera (për çka sot janë në proces dy hetime—nga Prokuroria dhe nga Komisioni Parlamentar—dhe dy raporte, njëri nga ZRRE, tjetri nga Avokati i Popullit). Këto manipulime (që tashmë kanë nisur të vërtetohen) kanë treguar paaftësinë institucionale të atyre që janë përgjegjës për t’u përballur me problemet e qytetarëve. Për më shumë, heshtjet e fundit për këto probleme na bindin që dyshimet tona për manipulime të tilla edhe në sferat tjera të shoqërisë janë gjithsesi të bazuara.

Uji Dea

Grupi i Qytetarëve të Organizuar u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të tregojnë përgjegjësi para qytetarëve që përfaqësojnë. Të ndihmojnë sa më shumë në hetimet e nisura dhe të nisin hetimet edhe në sferat tjera që prekin mirëqenien e qytetarëve.

Si rezultat i kërkesave që dolën nga konsultimet me qytetarë dhe grupeve tjera përfaqësuese anembanë Kosovës, Grupi i Qytetarëve të Organizuar thërret të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në protestë me 25 prill 2013, e enjte, duke filluar nga ora 12:00 në të gjitha qytetet e Kosovës me moton “NDALE HAJNINË”.

Organizatorët rikujtojnë edhe njëherë lokacionet e protestave nëpër komunat e Kosovës: Prishtinë: Marshi KEK-Qeveri; Prizren: Te Shadërvani; Pejë: Qendra e qytetit; Ferizaj: Sheshi i qytetit; Gjakovë: Marsh Parku i Qytetit – Kuvendi Komunal; dhe Mitrovicë: Sheshi Mehë Uka, para shtëpisë së mallrave.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.