Eko Higjiena

Protestat e paralajmëruara masive, pas verdiktit të Kushtetueses

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Përkundër paralajmërimeve për protesta masive nga ana e opozitës, këto protesta nuk do të fillojnë pa e dhënë verdiktin Gjykata Kushtetuese lidhur më Asociacionin e komunave më shumicë serbe.

Deri atëherë, opozitarët kundërshtimin e Asociacionit do ta bëjnë më aksione simbolike, si dhe organizimin e tribunave më qytetarë.

Mobi Casa

Këtë e ka konfirmuar për Tribuna Channel shefi i shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Ky i fundit ka thënë se më anë të këtyre protestave, kjo lëvizje synon jo vetëm pamundësimin e marrëveshjes për Asociacionin, por edhe rrëzimin e Qeverisë.

Protestat e mëdha, sipas tij, do të fillojnë pasi deklarimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e 25 gushtit dhe përfundimit të peticionit i cili do të fillojë të nënshkruhet ditëve në vijim. /Tribuna Channel/