GRANDEMALL

“Protestat e opozitës, protesta inatesh”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ditën kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vendosi e vetme të thërras protestë, ajo ditë ishte edhe fundi i opozitës së bashkuar. Kjo së paku ishte njëra prej shumë arsyeve që të tri partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën t’i ndajnë rrugët.

Tashmë kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë para protestës së 14 majit, AAK e Nisma të cilat tashmë edhe kanë lidhur një koalicion kanë filluar me mobilizimin.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj tha se për Telegrafin se mobilizimi është i madh dhe po ashtu ka interesim të madh të qytetarëve.

“Mobilizimi është bukur i madh. Vërehet një interesim i qytetarëve për të qenë aktiv sepse ka një pakënaqësi të madhe”, ka thënë Nitaj.

Ai ka shtuar se motoja e protestës është “Për shtet me dinjitet”.

“Ne kemi problem me shpërfytyrimin e shtetit. Korrupsioni në rritje, krimi i organizuar më i organizuar se kurrë, fuqia e shtetit më e vogël se asnjëherë, pushteti jo popullor e jo demokratik, për më tepër edhe antikushtetues, e kështu deri në pakufi. Prandaj qytetari kërkon shtet me dinjitet. Kjo është moto e protestës’, ka thënë Nitaj.

Mirëpo, analistët nuk i shohin si frytdhënëse këto protesta. Ata thonë se këto protesta janë më shumë protesta të inatit.

FIDANISHTJA

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për Telegrafin se protestat e organizuar në këtë mënyrë nuk kanë efekt.

“Tashmë është humbur momentumi i rëndësishëm i rritjes së një mase kritike që ishte krijuar, andaj protesta të tilla më tepër shërbejnë për konfirmimin e fuqisë partiake, sesa kanë efekt kundër qeverisë”, ka thënë Mushkolaj, duke shtuar se këto protesta janë më shumë protesta të inatit.

Ndërkaq, analisti Halil Matoshi ka thënë se prishja e bllokut opozitar VAN ka ndikuar shumë në uljen e motivimit tek masa për të protestuar.

“Mbetët të shihet se sa AAK dhe Nisma do të mund t’i mobilizojnë elektoratet e tyre për të protestuar. Në këtë situatë mendoj se protestat dhe kauzat duhet të rimendohen. Kosovës i duhet një front i përbashkët qytetar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kundër një elite politike zhvatëse dhe hajdute si dhe për sundim të ligjit”, ka thënë Matoshi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se në Kosovë raporti me drejtësinë është nebuloz.

“Shumica e partive politike janë kundër Gjykatës Speciale (fillimisht pati votuar kundër edhe PDK-ja) sepse këtu nuk ka sens për viktimat dhe askush nuk angazhohet për ta vendosur drejtësinë. Pra pa drejtësi nuk ka as liri dhe as demokraci e qeverisje të mirë”, ka thënë Matoshi.

Ndryshe, nesër në orën 15:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, do të mbahet tubim me qytetarë për mobilizim të protestës së madhe siç po i referohen AAK-ja. /Jehona Hulaj/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.