Hidromorava

Protestat e 29 shtatorit, duhet të jenë protesta për Kosovën e jo për Albin Kurtin!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Gani Sadiku – LDK-ja, nuk duhet të vonohet por duhet të lëvizë para se të jetë vonë. Kjo vonesë, mundë të jetë fatale për vendin, duke e ditur shpejtësinë e rrjedhës së ngjarjeve politike në vend, por edhe duke e njohur veprimtarinë dinake të HTH.

Nëse t`i vonohesh në organizimin e jetës, nuk do me thënë se jeta e të tjerëve nuk vazhdon., Shpeshherë në histori ka ndodhur që koha si faktori më i rëndësishëm, i ka bartur me vete proceset më të mëdha politike e jetësore, dhe ikja e kohës nënkupton edhe ikjen e fenomenit më të çmuar për të cilin lufton gjithsecili. “Nëse krijuesi im, më jep kohë të mjaftueshme, unë do të arrijë t’i përfundoj të gjitha punët dhe do të mundë t’i zgjidhi krejt problemet e njerëzimit” thot Heins Erberg.

Protestat e paralajmëruara nga LVV-je, me 29 shtator, nuk do me thënë se janë protesta të saj dhe të lidershipit të saj. Protesat janë të popullit dhe duhet të mos kenë ngjyrime politike, në mënyrë që të jenë të suksesshme. Këtu bëhet fjalë për ndaljen e HTH i cili veten e ka shndërruar në një bajraktar të rrezikshëm për Kosovën dhe shqiptarët, që me eksperimentet e tij politike, e ka pru vendin buzë falimentimit. Te ne ekziston teoria, se gjithnjë në politikë zen pozita dhe fiton e përfiton ai që i ka miqtë e fortë.

KKVITI

Ai që ka krah!.Por te shqiptarët nuk është ashtu, sepse politikanët tanë dinakë, nuk kanë miqë. Nëse dikush asnjëherë nuk ka pasur nevojë për t’a tradhtuar Hashim Thaçin, këta janë armiqtë e Kosovës, sepse miqve nuk u ka dhënë rast as për të bashkëpunuar se lëre ma për t’a tradhtuar!. Andaj pavarësisht thirrjeve politike të të tjerëve, unë personalisht do të marrë pjesë në protestën e 29 shtatorit, me qëllimin më të mirë për vendin.

Ndaljen e Hashim Thaçit! Çështjet e ngritura për këtë protestë, janë shqetësime që i ndajmë edhe ne, si shumica e shqiptarëve. Pozicionimi i HTH-it, kundër pjesës më të madhe të shqiptarëve, më shtynë që të jem njëri nga qytetarët e shumtë që do të marr pjesë në protestën e organizuar kundër tij.

Pushtetarët aktual, janë duke asfiksuar e dhunuar popullin, janë duke i shkatërruar ëndrrën dhe shpresën. Ne nuk do të protestojmë për Albinin as për të tjerët, por do të protestojmë për Kosovën e cila e uzurpuar nga brenda, po rrezikon të copëtohet nga jashtë./rajonipress/