Mobi Casa

Protestat dhe migrimi: Presion për ndryshime

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Iliri ka nxjerrë mllefin në protestën e 27 janarit. Ka hedhur gurë kundër policëve në sheshin “Nënë Terezë”. Ka sharë e fyer të gjitha institucionet. Është kthyer në shtëpi me sytë e skuqur prej gazit lotsjellës dhe me rrobat e lagura prej ujit të hedhur nga autoblindat policore. Iliri nuk kishte besuar se do të rebelohej deri në këtë masë. Mendimin nuk e ndryshoi as kur iu kujtua se diplomën e fakultetin ekonomik e kishte në sirtar.

“Qysh me i ra pishman kur ke diplomë, por s’e ke një euro në xhep”, thotë Iliri në njërën prej kafeneve të qendrës së kryeqytetit, ku javën e kaluar u përlesh me forcat e rendit pas përshkallëzimit në dhunë të protestës së organizuar prej lëvizjes “Vetëvendosje”, me kërkesat për shkarkimin tashmë të ish-ministrit të Komuniteteve dhe të Kthimit, Aleksandar Jablanoviq, që i quajti “egërsira” nënat gjakovare të personave të pagjetur, dhe për ndryshimin e ligjit për ta shndërruar “Trepçën” ndërmarrje publike.

Mijëra të rinj janë përleshur të mërkurën e javës së kaluar për më shumë se gjashtë orë shesheve e rrugëve të Prishtinës me policinë. Protestuesit kanë përdorur koktej molotovi, shkopinj, kubëza betoni e kontejnerë të djegur bërlloku për të sulmuar policinë.

Hidromorava

Kurse forcat e rendit kanë përdorur plumba gome, gaz lotsjellës, kërbaç, shkelmat e gurët kundër tyre. Në një moment janë dëgjuar edhe të shtëna të revoleve policore. Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për nxitje të dhunës në protestën e paparalajmëruar zyrtarisht në Polici.

Mendimtarin Shqiptar Oseku në Suedi e tremb “refleksi kurrizor” i pushtetit në Ballkan që kërkon të kriminalizojë demonstrimin. Ai thotë se në Bashkimin Evropian që aspiron Kosova, përditë organizohen marshime, protesta e demonstrata pa leje policore nën sloganin “Reclaim the Street”, që për të, shkurt e shqip, do të thotë “Ripushto rrugën” ./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.