Uji Dea

Protesta ulur ia zgjat për 3 ditë qëndrimin në Gjermani familjes kosovare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një familje azilkërkuesish kosovare duhej të dëbohej javën e kaluar nga Gjermania. Aksioni policor për dëbimin e tyre, i bërë pa paralajmërim ka shqetësuar shumë familjarët dhe ka shkaktuar një reagim emocional të tyre. Mënyra e papërshtatshme e veprimit të policisë ka shkaktuar një rezistencë në mesin e mbështetësve gjermanë të azilkërkuesve.

Ata kanë bërë një bllokadë duke qëndruar ulur para shtëpisë së azilit, për të penguar transportimin e familjes. Ky aksion ka pasur një sukses relativ, pasi që autoritetet kanë vendosur ndërkohë që familjes kosovare t`i lejohet qëndrimi edhe për tri dtë të tjera. Gjatë kësaj kohe ata mund të përgatiten për kthim «vullnetar» në Kosovë.

Mobi Casa

Të Gjelbrit e Augsburgut kanë kritikuar veprimin e autoriteteve, që sipas tyre ka shkaktuar traumatizimin e familjes dhe përbën shkeljee të të drejtave të njeriut.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e qytetit thonë se familja ka pasur kohë të mjaftueshme për të organizuar kthimin e tyre por ajo është fajtore se nuk ka kooperuar me autoritetet për të huaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.