Protesta përfundon, dhuna eskalon

Protesta e opozitës shpallet e përfunduar, protestuesit vazhdojnë të gjuajnë ndërtesën e Qeverisë.
Protesta e opozitës shpallet e përfunduar, protestuesit vazhdojnë të gjuajnë ndërtesën e Qeverisë.
Edhe pse lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka shpallur të përfunduar protestën, një numër protestuesish vazhdon të jesh koktej mollotovi në drejtim të ndërtesës së Qeverisë, kurse policia po hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.
Hidhet shumë koktej molotovi, Policia hedh gaz lotsjellës
Në oborrin e ndërtesës së Qeverisë është hedhur edhe koktej Molotovi nga disa njerëz me maska.
Shumë shishe me flakë shihen në oborrin e Qeverisë, përderisa Policia është duke qëndruar në oborr dhe nuk ka intervenuar një kohë të gjatë.
Në këto çaste flaka ka kapluar një pjesë të objektit të Qeverisë. Policia ka hedh sasi të madhe gazi lotsjellës për të shpërndar një pjesë të turmave që provokonte tek Qeveria.