UBT

Protesta para komunës së Kamenicës përfundon e qetë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Eksploatuesit e zhavorrit kishin paralajmëruar një protestë para komunës së Kamenicës . Qëllimi i kësaj protesta sipas tyre ishte bllokimi dhe ndërprerja e punimeve të ekploatuesit të zhavorrit dhe veprimtarive të tyre. Pronaret e kompanive të ndryshme që veprojnë në komunën e Kamenicës kanë bllokuar hyrjen në komunë dhe për disa minuta ka qenë e bllokuar rruga kryesore që shpien drejt qendrës së qytetit.

Kryetari i komunës Begzad Sinani ka dalë para protestuesve dhe ka kërkuar që ta lirojnë rrugën pasiqë qytetarët duhet të kalojnë të lirë dhe të mos pengojnë lëvizjen dhe qarkullimin e tyre.

RCCOLA

“Në kemi mbajtur takime me pronarët e kompanive të eskpoaluesit të zhavorrit ku të pranishëm kanë qenë Policia e Kosovës, zyrtar të Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor ”, ka thënë Sinani.

Poashtu ju duhet ta dini se komuna nuk është ne kompetente që ti lëshoj lejet për seperim dhe bartje të zhavorrit, dhe rërës, është kompetencë e Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor”, veç tjerash është shprehur Sinani thuhet në njoftimin e komunës. /rajonipress/