UBT

Protesta në Zhegër me moton “Nëse s’vini, vota s’kini”

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Jehona Hyseni – Ky regjion i Grykës së Karadakut është i përshtatshëm për zhvillim e turizmit, ka të zhvilluar ekonomin, ka linjën e fabrikës së radiatorëve, është i pasur edhe me shumë bukuri tjera natyrore ka shtrirje për rreth lumenjve Morava dhe Karadaku.

Të nderuar qytetarë të Grykës së Karadakut, për regjionin e Anamoravës nga kjo Qeveri e Kosovës dhe këta zyrtarë qeveritar, diskriminimet nuk kanë të ndalur për banorët e kësaj ane.

Diskriminimi ka filluar që nga ndarja e buxhetit si dhe neglizhenca e komunës së Gjilanit në investime. Diskriminimet tjera po vazhdojnë për ne qytetar të nderuar.

Dy ditë më parë, pikërisht më 8 maj 2013 (e mërkure) ne nga mjetet e informimit u informuam se si Kryeministri i vendit tonë Hashim Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj e formuan Komunën më të re në Kosovë , Komunën e Hasit e që selin do ta ketë në Rogovë, ku nga prononcimet që kishin për media përmendën edhe disa fshatra tjera të cilat kanë bërë kërkesë për themelimin e komunave të reja, por u harrua edhe këtë herë të përmendet kërkesa e qytetarëve të Zhegrës dhe vendbanimeve për rreth, kërkesë kjo për themelimin apo rikthimin e statutit te Komunës të cilën për arsye politike Zhegra e ka humbur në kohën e Ish-Jugosllavisë në vitin 1959.

Në Ministrin e Administrimin të Pushtetit Lokal, Iniciativa Qytetare e Zhegrës- IQZH që nga viti 2005 ka bërë kërkesa dhe takime të shumta me lider politik dhe personalitete të larta të institucioneve të Republikës së Kosovës nga të cilët kemi marr vetëm premtime, e sidomos premtime gjatë fushatave politike, por që asnjëherë deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje pozitive dhe nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Zhegra si lokalitet që nga themelimi i Komunës së Parteshit, ka mbetur pothuajse e ndarë nga Komuna e Gjilanit, ku banorët e Zhegrës dhe të 15 vendbanimeve tjera, për të shkuar në Komunën e Gjilanit e të cilës tani i takojnë duhet të kalojnë përmes territorit të një komune tjetër do të thotë Komunës së Parteshit komunë kjo që është themeluar sipas Planit të Ahtisarit.

Zhegra në çdo pikëpamje i plotëson kushtet shumë më mirë për të qeverisur dhe banoreve të kësaj ane ti ofroj kushte më të mira për jetes…

FIDANISHTJA

Zhegra shtrihet në pjesën Juglindore të Kosovës, në trekëndëshin ndërmjet Kosovës-Serbisë dhe Maqedonisë si dhe ka qasje në dy vendkalime kufitare në Myçibabë dhe në Bellanoc – Stanqiq.

Ky regjion i Grykës së Karadakut është i përshtatshëm për zhvillim e turizmit, ka të zhvilluar ekonomin, ka linjën e fabrikës së radiatorëve, është i pasur edhe me shumë bukuri tjera natyrore ka shtrirje për rreth lumenjve Morava dhe Karadaku.

Nëse për dhënien e statutit të komunës është kriter që ai vendbanim të ketë dhënë kontribut për lirin, pavarësinë, kulturën e Kosovës ashtu siç u ka thënë Ministri Hoxhaj në urimin për komunën e re Hasjanëve, atëherë ne i kujtojmë ministrit se Zhegra me rrethin ka dhënë mjaft për lirin dhe pavarësinë e vendit, i kujtojmë ministrit se Zhegra është e heronjve të kombit Idriz Seferit Agim Ramadanit, Shaban e Sami Ukshinit si dhe shumë martirëve të vrarë në luftën e fundit.

Andaj, bashkëvendës të nderuar unë si banore e kësaj ane si dhe si përfaqësuese në qeverisjen lokale zotohem se do të mbështes pa rezerva kërkesat e qytetarëve të trevës së Karadakut gjithëher kur është në pyetje interesi i përgjithshëm i qytetarit.

Unë edhe sot jam këtu me ju dhe do të jem deri në realizimin e Synimit tonë drejt zhvillimit dhe identitetit – për të marr qeverisjen në duart tona pra “Zhegra Komuna Ime”.

Jehona Hyseni është këshilltare komunale nga Zhegra nga radhët e LDK-së.