ARKATANA

Protesta në shesh, Gucati: Specialja po gjykon aleatët e NATO’s, është gjykatë e njëanshme anti UÇK e anti Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Hysni Gucati nga OVL UÇK ka mbajtur një fjalim me të nisur protesta kundër Speciales. Ai ka thënë se kjo gjykatë po gjykon aleatët e NATO’s, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, bacin Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, shkruan Gazeta Express.

Ai ka deklaruar edhe se Specialja është gjykatë e njëanshme, anti UÇK, anti shtetit të Kosovës.

HW

“Të nderuar të pranishëm sot veteranët e UÇK-së i kemi bërë shumë krenarë që jemi bashkuar këtu kundër padrejtësisë së Speciales. Kjo gjykatë ne e dimë që është gjykatë e njëanshme, anti-UÇK, anti-shtetit të Kosovës. Ne kemi ditur të bëhemi bashkë gjithmonë kur është rrezikuar identiteti ynë, dhe jemi bërë bashkë edhe sot sepse po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës sonë, po rrezikohet pavarësia jonë, sepse Specialja e ka devijuar misionin e saj. Specialja po deformon historinë tonë, nën petkun e drejtësisë të cilën e ka përdhosur kjo gjykatë po bën padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për liri dhe dinjitet. Ajo po tenton të krijojë narrativen e rremë sikurse Kosova është çliruar kriminelët, ndërkohë e vërteta është krejt tjetër, UÇK bashkë me NATO-n, në krye me Amerikën kanë çliruar Kosovën nga kriminelët e Beogradit. Sot kjo gjykatë në Hagë po gjykon aleatët e NATO’s, Hashimin, Kadrinë, baçin Jakupin, Rexhep Selimin.”, ka thënë ai. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.