Uji Dea

Proteinat: Përfitimet dhe dobitë

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Sikurse vitaminat, proteinat kanë rol kyç në shëndetin e njeriut. Proteinat ndihmojnë në rritjen, riparimin dhe mirëfunksionimin e qelizave të trupit tonë. Për më tepër, ato ndër-veprojnë me sistemin imunitar, i japin trupit energji. Janë përgjegjëse për formimin e hormoneve dhe enzimave.

Sasia e rekomanduar e proteinave varet nga faktorë të ndryshëm si mosha, pesha, niveli i aktivitetit fizik dhe gjendja e shëndetit. Megjithatë, një rekomandim i përgjithshëm është të konsumoni rreth 0.8 gramë proteinë në ditë. Për shembull, një person me peshë 70 kilogramë i nevojiten të konsumojë rreth 56 gramë proteinë në ditë.

Llojet e proteinave

  • Albumina – është proteinë e cila ndihmon në transportimin e substancave të rëndësishme në gjak, siç janë hormonet, yndyrat dhe vitaminat.
  • Kreatina – është proteinë e rëndësishme për funksionimin e muskujve. Ajo siguron energji shtesë për muskujt, duke rritur fuqinë dhe rezistencën fizike. Nuk është rastësi se përse kjo proteinë përdoret mjaft shpesh si suplement gjatë fitnesit për forcë shtesë dhe në ndërtimin e muskujve.
  • Kolagjeni – është proteinë themelore e indeve të trupit tonë. Kontribuon në ruajtjen e elasticitetit dhe integritetit të indeve.
  • Hemoglobina – është proteinë që gjendet në qelizat e gjakut dhe është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit.
  • Miozina – është proteinë e rëndësishme për kontraktilitetin e muskujve. Ajo ndihmon në lëvizjen dhe funksionimin e muskujve të trupit. Miozina gjendet kryesisht në mish, veçanërisht në mishin e kuq dhe mishin e zogjve.

Si ushqim natyral, ku mund ta gjejmë?

Për të konsumuar sasinë e duhur të proteinave, këshillohet të përfshini një kombinim të shëndetshëm në dietën e përditshme.

Uji Dea

Ja disa ushqime që ofrojnë proteina:

  • Mishi i bardhë dhe i kuq – mishi i pulës ose viqit.
  • Në vezë si dhe farat e linit.
  • Peshk: Salmon, trofta si sardinet janë burime të mira të proteinave, si dhe të acidit yndyrore Omega-3.
  • Perimet të gjelbra: Spinaqi, brokoli, dhe avokado janë disa prej perimeve që ofrojnë sasi të mira të proteinave.
  • Prodhimet e qumështit: Djathi, jogurti, dhe produkte të tjera të qumështit.

Nëse nuk konsumoni sasinë e mjaftueshme të proteinave, ka mundësi të përballohemi me disa pasoja:

  • Humbje të muskulaturës: Proteinat janë ndërtuesit kryesorë të muskujve. Në mungesë të proteinave të mjaftueshme, trupi ka tendencë të kryejë katabolizmin e muskujve, duke rezultuar në humbje të masës muskulore dhe dobësim të forcës fizike.
  • Dobësimi i sistemit imunitar: Proteinat luajnë rol kyç në funksionimin e sistemit imunitar. Në mungesë, imuniteti mund të dobësohet, duke bërë organizmin më të prirur ndaj sëmundjeve dhe infeksioneve.
  • Ndryshime në nivelin e insulinës: Proteinat ndihmojnë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe ndihmojnë në kontrollin e ndjeshmërisë së insulinës. Mungesa e proteinave mund të çojë në probleme me metabolizmin e glukozës dhe të rrezikojë zhvillimin e diabetit të llojit 2.
  • Çrregullime të sistemit hormonal: Proteinat janë përgjegjëse për prodhimin e hormoneve. Në mungesë të tyre, mund të ndodhin çrregullime hormonale.
  • Dobësim i sistemit kardiovaskular: Proteinat ndikojnë në rregullimin e niveleve të kolesterolit si dhe presionit të gjakut. Në mungesë të tyre, rritet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare si hipertensioni dhe ateroskleroza.

Kombinimi i burimeve të proteinave në dietën ushqimore do të mund të ndihmojë në mbajtjen e shëndetit të mirë. Konsultimi me një dietolog ose mjek është i dobishëm, për të përcaktuar sasinë e duhur të proteinave që ju nevojiten, bazuar në nevojat tuaja individuale.