Prostituta 17-vjeçare e VIP-ave, 500 euro në natë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Tiranë – Shkatërrohet” grupi prej pesë personash, të cilët prej kohësh ishin pjesë e një rrjeti prostitucioni.

Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme ka vënë ditën e djeshme në pranga pesë persona, të cilët prej afro 8 muajsh shfrytëzonin vajza të reja, që kundrejt pagesës, ato të ushtronin veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit. Falë operacionit të koduar “Porosia e natës”, Policia e Tiranës ka kapur dhe ka arrestuar pesë persona.

Uji Dea

Më konkretisht në prangat e policisë ka rënë 17-vjeçarja me iniciale S.B., e cila detyrohej që me dhunë të kryente marrëdhënie seksuale me pagesë, kundrejt një shume parash të caktuara. Veç të tjerash, falë operacionit të Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme janë arrestuar edhe 41-vjeçari Astrit Preni nga Fushë-Kruja; 26-vjeçari Qemal Hyka nga Tirana, i dënuar më parë për “Mbajtje dhe shitje të narkotikëve”; 32-vjeçari Themistokli Çorbaxhiu; si dhe 22-vjeçari Elton Hyka nga Babrruja. Sipas policisë, dyshimet për ekzistencën e grupit që shfrytëzonin vajza të reja me qëllime prostitucioni, kishin nisur prej afro 8 muajsh, deri në momentin që operacioni u finalizua me kapjen e pesë personave.

Arrestimi i tyre u krye sepse mbrëmjen e së dielës, rreth orës 01.00, në vijim të hetimeve të këtij procedimi penal për veprat penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit në rrethana rënduese” dhe “Mbajtjes së Ambienteve për Prostitucion” parashikuar nga nenet 114/a pika 2, 115 dhe 25 të K.P, u kapën në flagrancë në hotel “Arland”, në afërsi të Linzës, duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës me shtetasin me iniciale F.Ç. (BalkanWeb)