Fundamenti

Prostitucioni në Kosovë në shtëpi private e më pak në hotele

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Liberalizimi i vizave për vendet fqinje dhe gjendja e rëndë ekonomike në vend kanë ndikuar që viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë të jenë kryesisht vendëse.

Edhe numri i tyre është rritur nga viti 2007, ndërsa ky fenomen nuk po kursen as të miturat, shkruan “Koha Ditore”.
Kështu thonë në Drejtorinë e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Arben Paçarizi, drejtor i këtij institucioni, duke bërë një krahasim ndër vite, ka theksuar se rritja e efikasitetit të angazhimit të Policisë së Kosovës ka bërë që të zbulohen edhe viktimat e trafikimit.

Mobi Casa

“Trafikimi i fëmijëve është hasur kryesisht te femrat e reja, të cilat keqtrajtohen ose përdoren për ofrim të shërbimeve seksuale”, tregon Paçarizi.

Sipas tij viktimat e trafikimit më së shumti identifikohen në shtëpi private dhe jo në hotele.

“Por kohët e fundit viktimat e trafikimit identifikohen edhe me në shtëpi private, pasi që rreth 40 për qind e rasteve mbahen me qira etj, dhe nuk janë motelet. Pra trafikuesit e ndërrojnë strategjinë “, ka thënë Paçarizi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.