Prostitucioni, narkomania, huliganizmi shqetësuese për Komunën e Vitisë

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Emrush Azemi përgjegjës i sektorit për rini dhe sport tha se shqetëson fakti i të dhënave të këtij hulumtimi ngase cilësohet se është në rritje dukuria e Narkomanisë, prostitucionit dhe huliganizmit, raste këto shqetësuese që ka shënuar rritje të dukshme në komunën e Vitisë.

Organizuar nga departamenti i Rinisë pranë Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, është mbajtur në Viti debati publik me temën- Të gjithë në parandalimin e dukurive negative: narkomanisë, prostitucionit dhe huliganizmit. Ky debat u organizua si rezultat i një hulumtimi të sektorit për Rini e Sport me grupe të rinisë të grupmoshave prej 17 deri 21 vjeçare.

Emrush Azemi përgjegjës i sektorit për rini dhe sport duke folur për rezultatet e hulumtimit tha se shqetëson fakti i të dhënave të këtij hulumtimi ngase cilësohet se është në rritje dukuria e Narkomanisë, prostitucionit dhe huliganizmit, raste këto shqetësuese që ka shënuar rritje të dukshme në komunën e Vitisë.

Azemi theksoi se ky anketim duhet të rritë angazhimin e të gjitha institucioneve kompetente për parandalimin e këtyre dukurive që të ndërmerren masat adekuate, por edhe një rritje të përgjegjësisë tek vet prindërit për të luftuar këto dukuri. Sipas të dhënave përfundimtare të të anketuarve del se 78 % mendojnë se ka prostitucion dhe 22 prej tyre janë përgjigjur se nuk ka raste të tilla në komunën e Vitisë.

Lidhur me moshën e atyre që janë më të prekur në prostitucion janë nën 18 vjeç. Kurse sa i përket trafikimit të drogës sipas këtij hulumtimi del se 77 % mendojnë se ka trafikim kurse 23 % janë përgjigjur me jo.

Fidanishtja

Heset Ukshini nga Qendra për Punë Sociale është shprehur se nuk mund të themi se nuk ka prostitucion në komunën e Vitisë, ekzistojnë disa raste të evidentuara nga kjo qendër, ndërsa ka njoftuar se janë të evidentuara edhe disa raste të trafikimit.

Besim Halimi drejtor i Administratës komunale ka theksuar se është shumë e dobishme që të organizohen debate me të rinj, por edhe me mekanizmat tjerë që të rritet niveli i përgjegjësisë tek të gjithë për të parandaluar këto dukuri. “Vetëm me një mobilizim të përgjithshëm, mund të luftojmë këtë lloj krimi shumë të rrezikshëm për shoqërinë.

Edhe Fehim Abazi nga Bashkësia Islame, ka kërkuar një angazhim më të madh nga institucionet përgjegjëse, madje një pjesë të fajit i`a ka hedhur edhe prindërve të cilët nuk janë edhe aq të përkushtuar në edukimin e fëmijëve të tyre.

Përfaqësues të ministrisë së Kulturës Rinisë dhe sporteve, institucioneve komunale, OJQ-ve, bashkësive fetare etj, dolën me rekomandime nga ky debat që të bëhet mobilizimi i të gjitha institucioneve të Komunës së Vitisë dhe sensibilizimi i opinionit për dukurit negative devijante në shoqëri me thelb të veçantë te grupet rinore, të organizohen tribuna, debate, fushata të ndryshme me qytetarë me tema të ndryshme lidhur me dukurit negative te rinia si dhe organizatat e shoqërisë civile me projekte të ndryshme lidhur me dukurit negative.

Të apelohet te të gjithë ata që kanë përgjegjësi institucionale dhe morale që të vihen në aksion për luftimin e dukurive deviante. Të investohet më shumë në edukimin e brezave të rinj si një kusht bazë për zhvillimin e shoqërisë e cila do të sfidohet përball globalizmit. Si dhe të jetë në dispozicion shërbimi psikologjik në shkolla është thënë në këtë debat./rajonipress/