Fundamenti

Propozohet kryeministër konsensual

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Negocimi i zgjidhjes politike, i pashmangshëm.Republika, në buzë të anarkisë.

“Qeveria teknike, që do të bëhej me marrëveshje politike, do të kishte një kryeministër apolitik, i konsensusit të përgjithshëm për qeverisje të përkohshme njëvjeçare, ose i propozuar nga opozita. Përndryshe, kjo Qeveri, me këtë kryeneçësi të veten, është duke e çuar shtetin e Kosovës drejt një humnere të rrezikshme “, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”

Uji Dea

Derisa pozita dhe opozita po krijojnë mure të trasha të ndarjes dhe moskomunikimit për çështjet e interesit nacional, sikur që janë marrëveshjet e dëmshme të 25 gushtit, kurse për pasojë institucionet e larta të shtetit, Qeveria dhe Kuvendi, mbeten krejtë- sisht të bllokuara, sipas analistëve politikë dhe njohësve të sundimit të ligjit, kjo po vjen si pasojë e hipokrizisë së këtij lidershipi të papërgjegjshëm.

Muhamet Kelmendi tha për “Kosova Sot” se pas nënshkrimit të katër marrëveshjeve, që, sipas tij, janë krejtësisht antishtetërore, dialogu ka munguar dhe po mungon në gjithë këtë zhvillim serioz. “Tanimë nuk është çështje tërheqja e nënshkrimeve, anulimi i marrëveshjeve, që të gjitha kanë karakter ndërkombëtar, ka ardhur në situatë të tillë kur Qeveria nuk duhet të mbesë më në pozitë të tillë pasive, por duhet të lëshojë rrugë, të dorëhiqet, duke krijuar hapësirë për krijimin e një Qeverie të përkohshme të shpëtimit të shtetit të Kosovës, Qeveri teknike, ku duhet të jenë pjesëmarrëse të gjitha subjektet politike”, u shpreh ai./kosova sot/