GRANDEMALL

Propozohet heqja e TVSH-së nga energjia elektrike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Skender Berisha – Fakti se çmimet e energjisë elektrike po rriten, paralajmërimet se edhe në vazhdim do të ketë ngritje, i bënë qytetarët e Kosovës të shqetësohen, prandaj kërkohet që në këtë drejtim të merren masa nga qeveria, të krijojnë politika që të zvogëlojnë edhe ashtu barrën e rëndë ndaj qytetarëve që i’u është vënë, sidomos kur vie çështja ndaj konsumit ditor të energjisë elektrike, por edhe të shumë artikujve tjerë elementarë, dhe që më pas ato zvogëlojnë konsumin e të mirave elementare, pakojnë shportën e tyre dhe ulin mirëqenien e tyre në përgjithësi.

Së fundi masën e marrë nga Qeveria Çeke ndaj qytetarëve të saj, duhet t’a konsiderojë si mundësi edhe Qeveria e Kosovës, nga e cila buron një ide shumë e mirë, vendim që përfitojnë qytetarët çekë në mënyrë direkte, duke u hequr TVSH-në e cila është 21 në % në Energjinë Elektrike për dy muaj, me mundësi rishqyrtimi dhe vazhdimi.

Qeveria e Kosovës këtë ide duhet t’a ketë parasysh dhe t’a konsiderojë si një mundësi lehtë e realizueshme edhe në Kosovë.

Mobi Casa

Heqja e TVSH-së për muajt e dimrit do t’a ndihmonte gjendjen ekonomike të rënduar të qytetarëve dhe bizneseve, duke i shtyrë ata që mjetet e dedikuara për shpenzimin e energjisë t’i orientojnë në konsumin e përditshëm të tyre.

Masat që Qeveria duhet t’i ketë të gatshme në çdo kohë, por edhe shembujt e mire të shteteve tjera, që konsiderohen si ndihmë direkte dhe në interes të qytetarëve, duhet t’i marrë për bazë, t’i analizojë dhe më pas disa prej tyre të gjejnë zbatim edhe në Kosovë, natyrisht duke marrë për bazë të gjitha mundësitë dhe rrjedhat e faktorëve sigurues të energjisë elektrike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.