United Hospital

Propozimi për qeveri kalimtare – temë e diskutimit të Bajramit me zyrtarin e DASh-it

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, është takuar me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.

Bajrami tha se gjatë takimit me Hanrahanin ndau shetësimin për krizën e thellë institucionale, që sipas saj, po e paralizon vendin.

“Shpreha qëndrimin e LDK-së se Kosova ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, kushtetuese dhe demokratike, jo për tentime të njëanshme nga një parti që nuk ka shumicë”.“Theksova se LDK nuk i bashkohet rrugëve që e çojnë vendin në qeverisje të papërgjegjshme dhe të dëmshme për raportet tona ndërkombëtare”, shkroi Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Eco Higjiena

Tutje, ajo tha se LDK-ja qëndron në anën e zgjidhjeve që forcojnë institucionet, ruajnë demokracinë dhe i shërbejnë interesit shtetëror.

“Ndava propozimin e LDK-së për një qeveri kalimtare, që do të mundësonte tejkalimin e bllokadës dhe kthimin e vendit në normalitet institucional deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, si dhe shpreha gatishmërinë për të diskutuar edhe modele të tjera gjithëpërfshirëse që sjellin stabilitet”.“LDK mbetet e përkushtuar ndaj rrugës euroatlantike dhe forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.