FIDANISHTJA

“Propozimi i LDK-së për Demarkacionin kërkon miratimin e gjithë deputetëve”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rreth 15 deputetë të PDK-së, në mesin e tyre edhe ata që publikisht kanë kundërshtuar marrëveshjen e Brukselit për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, përmes një letre të drejtuar kryeministrit, Isa Mustafa i kanë propozuar atij që para se ta procedojë në Kuvend marrëveshjen për Demarkacion, t’i shtohet asaj një nen i ri.

Sipas këtij propozimi, ky nen do obligonte Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve të rishqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi.

E një gjë e tillë do të ishte i mundshëm përmes ndryshim-plotësimit të ligjit për Demarkacionin.

Hidromorava

Kështu ka thënë për Indeksonline, njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, mirëpo duke theksuar se këtij propozimi duhet t’ia japin dritën jeshile gjithë deputetët, e jo vetëm kryeministri.

“Nëse ky propozim është para se të ratifikohet dhe të miratohet ligji për Marrëveshjen e Demarkacionit, atëherë duhet të bëhet ndryshim ligji që Demarkacioni. Pra, do të duhej që në rendin e ditës të seancës plenare të jetë pikërisht votimi për ndryshim-plotësim të ligjit për Demakracionin dhe jo votimi për miratimin e ligjit për miratimin e ligjit të Demarkacionit”, ka thënë Baraliu.

Por nëse qëllimi i LDK-së është tjetër, sipas Baraliut do të ishte një iniciativë joserioze dhe do krijonte më shumë mjegull se që do ofronte ndonjë zgjidhje./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.