RCCOLA

Propozimi i AAK-së

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Edhe pse formalisht vazhdojnë të jenë të bashkuar, dallimet brenda 3-shes opozitare duket të jenë mjaft të mëdha.Që këto dallime të mund të kalohen, edhe sot pati takim mes Ymerit, Haradinajt dhe Limajt.

Në takim mësohet se nuk pati asgjë konkrete, pos disponimit të liderëve opozitarë që edhe më tutje të ketë këso lloj takimesh, me qëllim, siç thuhet, përafrimit të ideve.

Sipas burimeve të RTK-së, dallimet kryesore mes bllokut opozitar ekzistojnë në çështjen nëse do të shkohet me listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mësohet se AAK tanimë ka shpalosur formulën se si do të duhej të ishte lista e përbashkët, përmes së cilës opozita e bashkuar synon t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mobi Casa

AAK propozon që: Vetëvendosje t’i ketë 40 emra në garë për deputetë, 40 deputetë AAK-ja, 20 deputetë NISMA, dhe 10 emra për deputetë të vijnë nga Shoqëria Civile.

Po ashtu në propozimin e AAK-së i është lënë Vetëvendosjes të zgjedhë, nëse do ta ketë të nominuarin për Kryeministër ose bartësin e listës.

Ndërkohë, burime mirë të informuara bëjnë të ditur se AAK-ja po kërkon që kjo listë të zyrtarizohet vetëm atëherë kur vendi shpall datën për zgjedhje të jashtëzakonshme…gjë e cila nuk po përkrahet nga Vetëvendosje. Ajo çfarë Vetëvendosje dëshiron është që në këtë fazë të krijojë një alternativë politike të cilës do t’i printe vetë ajo.

Sido që të jetë, në ditët në vijim liderët opozitarë sërish do të takohen…mbetet të shihet nëse mes tyre do të arrihet përfundimisht pajtueshmëri, apo çdonjëri do ecë i pavarur në rrugën politike. / RTK