Uji Dea

Propozimi franko-gjerman, si i komenton Azem Vllasi dokumentet e publikuara?

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ditëve të fundit në opinionin publik është diskutuar lidhur me një propozim franko-gjerman për dialogun Kosovë- Serbi.

Madje, kanë qarkulluar edhe disa dokumente të cilat raportohet se janë propozime të gjermanëve për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Analisti politik, Azem Vllasi thotë se Kosova duhet të ketë qëndrim të palëkundur dhe marrëveshja finale duhet të rezultojë me njohje reciproke.

“Iniciativa franko-gjermane dhe propozimet me shkrim siç u panë nga disa media për vazhdimin dhe finalizimin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është diçka më serioze që kemi pa që nga fillimi i dialogut. Nuk kërkohet asnjë kompromis që e dëmton shtetësinë e Kosovës. Është me rëndësi që këtë e përkrahin edhe SHBA”, ka thënë Vllasi për Indeksonine.

Fundamenti

Më tutje, ai thotë se afatet kohore nuk janë më rëndësi, por shton se pala kosovare duhet të përkrah idenë që finalja e dialogut të ndodhë sa më shpejtë.

“Kryetari i Serbisë Vuçiq e ka kuptuar se procesi i dialogut nuk mund të zgjas pa fund. Vetëm Vuçiqi nga pala serbe është ai që duhet dhe mund ta bindë opinionin serb se Kosova tashmë është shtet dhe janë të kota pretendimet e Serbisë lidhur me Kosovën. Madje të dëmshme për ardhmërinë e Serbisë. Dhe ai do t’a bëjë këtë”, ka shtuar ai.

Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë kanë deklaruar se dialogu mes dy vendeve mund të përmbyllet brenda disa javësh./Indeksonline/