United Hospital

Propozim – ndryshimet e projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip…

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Propozim – ndryshimet e projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99. Pas propozim-ndryshimeve nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), të dërguara edhe në email-adresat e anëtarëve të Komisionit përkatës parlamentar, ne kemi shqyrtuar me vëmendje ato dhe në përgjithësi, shumicën e tyre i mbështesim dhe disa prej tyre po ashtu i heqim, i riformulojmë apo edhe i ndryshojmë. Më poshtë, do të jenë disa nga propozimet tona konkrete për ndryshimet e Projektligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99:

*Ne propozojmë që edhe emërtimi i vetë projektligjit të ndryshohet si në vijim: “Projektligji për Pensionin Meritor të Arsimit Shqip në Kosovë gjatë periudhës 1990-1999”;
* Fshirjen e jo mbetjen e paragrafit 1.2, por mbetjen e paragrafit 1.3 të nenit 2, ashtu siç e propozon SBASHK-u. Tek e para, kërkohet të përfshihen në beneficione edhe: “1.2. Të punësuarit në sekretariate – këshilla komunale të arsimit, këshilla komunale të financimit, Këshillin Qendror të Financimit, ente ndërkomunale pedagogjike, në Entin Republikan Pedagogjik, në Entin për Botimin e Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore dhe në Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës, punëtorëve shkencor dhe të punësuarve tjerë në Institutin e Historisë, Institutin Albanologjik dhe Akademinë e Shkencave.” Te neni 2, paragrafi 1.3, kërkohet të përfshihen pronarët e shtëpive shkolla. Pronarët e shtëpive shkolla janë kategoria më e veçantë e mbajtjes dhe kontributit të arsimit shqip. Ky projektligj për arsimin shqip të viteve të ’90-ta, ka kuptim sidomos duke e përfshirë këtë kategori të kontributdhënësve: pronarët e shtëpive shkolla. Ndërsa paragrafi 2 i këtij neni të propozuar nga SBASHK-u, të ndryshon gjuhësisht: “2. Perfituesit e këtyre pensioneve nuk mund të përfitojnë nga skemave të tjera pensionale”, duke ndryshuar në: “Përfituesit e këtyre pensioneve nuk mund të përfitojnë nga skemat e tjera pensionale.” Paragrafi 3 i propozuar nga Qeveria nuk ka fare nevojë të shtohet.

Fundamenti

* Propozimi tjetër nga SBASHK-u: “Të gjitha përkufizimet të mbeten ashtu sië janë sepse s’kanë asnjë implikim në ligj po vetëm e tregojnë domethënien”, me përjashtim të ndonjë emri të institucioneve si: Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, duhet të mbeten ashtu siç kanë qenë më parë.
* Amendamenti 12, neni 4, le të rikthehet sikur ka qenë në versionin e mëhershëm, por me këtë riformulim: “Nga ky ligj mund të përfitojnë vetëm personat, statusi i të cilëve dhe të cilave njihet nga Komisioni.”
* Propozimi i SBASHK-ut po ashtu të merret në konsideratë, ku kërkohet te neni 3, të shtohet paragrafi 27 me këtë përmbajtje: “27. Pension Meritor- pensioni që ka fituar statusin e personit meritor nga komisioni përkatës duke llogaritur shumën e pensionit sipas ligjit mbi skemat pensionale të financuar nga shteti dhe shtesën sipas nenit 7 të këtij ligji.”
* Propozimi i SBASHK-ut, neni 5 – Njohja e përvojës së punës, duhet të mbetet në projektligj, pasi synimi është që mësimdhënësit e asaj periudhe të mos ngelin me një pension të zakonshëm e minimal, që nuk arrin as 100 euro. Përndryshe, s’ka kuptim të bëhet fare ky ligj, nëse nuk ia përmirëson shumën e pensionit meritor kësaj kategorie.
* Neni 6, ashtu siç e ka propozuar SBASHK-ut, duhet të mbetet në projektligj, por të shtohet edhe një paragraf, 1.7, ku përfshihen edhe pronarët e shtëpive shkolla.
* Te neni 7, pajtohemi me SBASHK-un, që të mbesin në projektligj kategoritë e përfituesve për pensionin e merituar, e jo për kompensimin shtesë.
* Propozimi për nenin 10 nga SBASHK-u, si në vijim, vetëm duhet të pësojë ca ndryshime: “Neni 10 – Parashtrimi i kërkesës për realizimin e të drejtës në pension dhe në të drejta dhe beneficione
1. MASHT me akt nënligjor përcakton kushtet dhe kriteret për realizimin e të drejtës në pension dhe në të drejta në beneficion.
2. MASHT themelon komisionin për administrimin e procesit të pranimit dhe shqyrtimit të Aplikacioneve për realizimin e të drejtave të kësaj ligje.
3. Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë të emëruar nga ministri të propozuar nga institucionet në vijim:
3.1. MAShT (3)
3.2. MF (1)
3.3. MPMS (1)
3.4. Rektorati (1)
3.5. SBSHK (1)
3.6. DKA (2 )
4. MASHT me akt nënligjor përcakton mandatin, detyrat dhe përgjegjësit të këtij komisioni dhe përcakton departamentit përgjegjës për mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave.” Këto ndryshime të vogla, duhet të jenë në paragrafin 3, si në vijim: “Komisioni përbëhet nga pesë anëtarë të emëruar nga ministri, të propozuar nga institucionet në vijim:
3.1. MASHT (1)
3.2. MF (1)
3.3. MPMS (1)
3.4. Rektorati (1)
3.5. SBASHK (1).” Arsyeja është që të mos stërngarkohet komisioni dhe të rriten shpenzimet e buxhetit të varfër kosovar.
* Neni i fundit dhe i ri, i propozuar nga SBASHK-u për procedurën e publikimit të listave, njoftimin e komunave dhe gjëra të ngjashme, duhet po ashtu të mbështetet dhe të futet në projektligj.

Valentina Bunjaku-Rexhepi
Deputete e Kuvendit të Kosovës
Anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.